Për Vitin e Ri kur isha gjashtë vjeç, doja të shpërngulesha në male. Familja ime vizitonte të afërmit që jetonin në një zonë malore gjatë festës së Krishtlindjes dhe kjo ishte hera e parë që përjetoja magjinë e kaq shumë dëbore.

Duke filluar rreth Krishtlindjes dhe duke vazhduar mirë në janar, fillova të lutesha me ngulm për shpërnguljen e familjes sonë. Në fillim, kisha besim se kjo do të ndodhte shpejt, por ndërsa shkurti dhe marsi kalonin, u bë e qartë s’do të shpërnguleshim tani afër. Unë si përfundim, e kalova fiksimin fëminor, por pyetja më mbeti në mendje shumë më gjatë: Pse Zoti nuk iu përgjigj lutjes sime? 

Tani e kuptoj se Zoti i përgjigjet gjithmonë lutjeve tona, por jo gjithmonë menjëherë ose gjithmonë në mënyrën që ne duam ose presim që Ai ta bëjë. Ndonjëherë Ai thotë “po”, ndonjëherë Ai thotë “jo” dhe ndonjëherë Ai thotë “prit.”

Si fëmijë, shihnim diçka që donim në një dyqan, ose diçka që shokët tanë të shkollës kishin dhe ne ishim të bindur se mund të na bënte të lumtur dhe luteshim që Zoti të na i siguronte. Disa prej nesh e kanë ende këtë mentalitet dhe sillen sikur Zoti është si Babagjyshi, që na sjell artikuj nga lista jonë e dëshirave.

Zoti nuk u përgjigjet disa lutjeve ashtu siç duam ose presim që Ai ta bëjë sepse Ai e di se ajo për të cilën po lutemi nuk do të ishte me të vërtetë e mirë për ne ose për të tjerët. Herë të tjera, Zoti mund t’i jetë përgjigjur lutjes sonë, por ne thjesht nuk e pëlqejmë mënyrën se si Ai e ka bërë. Nëse tashmë e kemi kuptuar saktësisht se çfarë duam dhe thjesht po i kërkojmë Zotit të na e sigurojë, por plani ynë nuk është ajo që Ai e di se është më e mira, atëherë Ai po bën gjënë e duhur që po e lë në pritje kërkesën tonë.

Po unë? Në vitet pas kësaj lutjeje, e cila nuk u realizua, kam shijuar shumë dimra me dëborë në disa vende dhe mjedise. Në rastin tim, rezultoi se përgjigja e Zotit ishte “Po, në kohën time”.