Skip to content

Activated është një revistë mujore që përmbledh artikuj nga autorë të ndryshëm anembanë botës, shumë prej të cilëve janë të angazhuar aktivisht në shërbimin e krishterë. Përvojat e tyre personale dhe reflektimet nga ecja e tyre e besimit janë themeli i mesazhit të Activated:

Të lidhemi me Zotin në jetën tonë të përditshme, sepse Ai është burimi i dashurisë, gëzimit, paqes, lirisë dhe i gjithçkaje më të mirë që jeta ka për të ofruar.

Activated botohet çdo muaj që nga viti 2001. Temat e trajtuara përfshijnë shumë aspekte shpirtërore dhe praktike të jetës së përditshme.

Activated ka një qarkullim të rregullt në 12 gjuhë: anglisht, spanjisht, portugalisht, italisht, gjermanisht, polonisht, rumanisht, kroatisht, hungarisht, rusisht, kinezisht dhe japonisht. Disa numra të përzgjedhur janë botuar gjithashtu në 14 gjuhë të tjera.

Në këto faqe interneti do ta gjeni përmbajtjen e revistës Activated të organizuar në një format të thjeshtë dhe të lehtë për t’u lexuar, si edhe sipas numrave mujorë.

Ju gjithashtu mund të abonoheni për të marrë një njoftim mujor me email sa herë që publikohet një numër i ri. Ky email do t’ju ofrojë një përmbledhje të shkurtër të temës së muajit dhe do t’ju drejtojë te vendi ku revista mund të lexohet online dhe/ose të shkarkohet.

Pavarësisht nëse sapo po filloni udhëtimin tuaj të besimit, jeni ende duke menduar nëse ta ndërmerrni këtë hap, apo tashmë po ecni në një rrugë për ta njohur Zotin gjithnjë e më thellë, Activated ju ofron një pasuri leximesh frymëzuese, ushqim për mendimin dhe thellësi shpirtërore që prekin zemrën.