(Shkruar në fillim të vitit 2008)

Kur unë dhe burri im Sean kishim vetëm një fëmijë, mendoja se kisha ia kisha marrë dorën prindërimit. Më duhej të përshtatesha, të përulesha dhe të hiqja dorë nga një pjesë e pavarësisë sime, por jo shumë. Unë isha absolutisht përgjegjëse për pamjen e Krisit dhe ai nuk vishte kurrë rroba të pista, të njollosura ose të ndotura. Krisi ishte shumë “i lëvizshëm” dhe ne e merrnim atë me vete kudo që shkonim. Kur duhej të bëhej diçka, ne me qetësi vendosëm ta bënim atë dhe e bënim vërtet. E dija që gjërat do të bëheshin më të vështira, kur patëm më shumë fëmijë, por nuk isha e shqetësuar; isha mjaft e zonja për këtë.

Pasaj, erdhi Briana. Ajo ishte një foshnjë engjëll, zgjohej vetëm për të gurgulluar e lëshuar tinguj dhe flinte përsëri. Unë kisha fituar më pak peshë gjatë asaj shtatzënie, kështu që u ktheva në formë shumë shpejt. Meqë isha e zonja me dy, arsyetoja, mund të përballoja gjithçka. E kisha gjithçka nën kontroll.

Kur vjen Zoi. M’i shkatërroi të gjitha konfidencat prindërore. Nuk është se Zoi ishte e vështirë më vete, por papritmas “spontania” nënkuptonte 45 minuta më vonë. Kam pasur shpesh fëmijë që qanin në tre pjesë të ndryshme të shtëpisë. Bërja e çdo gjëje si familje kërkonte planifikimin dhe ekzekutimin e përpiktë të një misioni në Hënë. Ne filluam të dëgjonim komente si, “Lodhem vetëm duke ju parë!” Por foshnjat nuk mbeten foshnja përgjithmonë (para se të përgatiteni, ngrihen në këmbë!) dhe ne mësuam të punojmë me të. Mësuam se nuk kishim pse pse të ishim të përsosur. As fëmijët tanë.

Në këtë pikë mendoj se fillova të kuptoj më mirë se të qenit nënë shkon përtej lindjes dhe kujdesit për fëmijët e mi fizikisht; do të thotë të jetoj jetën time përmes fëmijëve të mi, jo duke imponuar idetë dhe ëndrrat e mia mbi ta, por duke u gëzuar dhe duke u krenuar me triumfet e tyre. Kudo që shkonim, njerëzit na thoshin: “Kënaquni sa i keni. Ata rriten shumë shpejt.” Kjo e vërtetë filloi të gjente vend.

4 fëmijë. Emili është po aq e veçantë sa vëllai dhe motrat e saj. Spontane tani do të thotë të paktën një orë. Ne ende duhet të planifikojmë gjithçka, sigurisht, por ne planifikojmë vetëm një aktivitet në ditë, maksimumi. Ne kemi shumë rroba për të luajtur dhe vetëm disa rroba “për raste speciale”. Një herë kur Zoi zhgaraviti me bojëtushin blu në këmishën e Krisit, kur ishim më në fund gati për të dalë, e gjeta veten duke menduar “E po, të paktën është një këmishë blu.” Pothuajse  përputhet. Ne jemi një spektakël, por një spektakël i lumtur që njerëzit duket se kënaqen duke e parë.

Po vazhdoj të mësoj për dashurinë në mënyra që po ndryshojnë ngadalë pjesët më kokëforta të natyrës sime. Çdo fëmijë dhe çdo ditë më formëson pak më shumë, por nuk do ta kisha bërë ndryshe. Është kënaqësi të jesh një familje!