Beki ishte një shoqe që u ula në bankë, në klasën e 5-, rreth 50 vjet më parë. Diçka më kujtoi atë këtë mëngjes dhe një gjë që çon në një tjetër, m’u kthyen një mori e tërë kujtimesh. Unë gjallërisht kujtoj buzëqeshjen e saj dhe sjelljen e këndshme pavarësisht nga fakti se ajo duhet të ketë qenë duke përjetuar dhimbje ekstreme fizike dhe psikologjike. Shiko, ajo e dinte se jeta e saj nuk do të ishte kurrë si e shokëve të saj të klasës, sepse ajo kishte poliomielit paralitik.

Mbaj mend që ajo u ngrit me patericat e saj të çuditshme duke luftuar për çdo hap. Edhe atëherë, isha i habitur se si ajo mund ta përballonte. Këtu isha me të gjitha gjymtyrët e paprekura, me shëndet të mirë dhe me gjithë jetën përpara. Familja ime ishte e klasës së mesme dhe mua nuk më mungonte asgjë për të cilën kisha nevojë, e megjithatë, ndonjëherë isha më pak se mirënjohës. Kur kthej kokën pas, mund të them se isha i përkëdhelur.

Pavarësisht nga përpjekjet e Bekit, ajo mbeti ende pozitive dhe e ruajti besimin e saj te Krishti. Shpirti i saj i gëzuar ishte një dhunti, për mua, që fliste pa fund.

Në gjysmën e parë të shekullit të 20-, poliomieliti ishte ende një problem i vërtetë dhe mund të godiste këdo. Presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt u paralizua nga beli poshtë nga poliomieliti. Në kulmin e saj në vitet 1940 dhe 1950, poliomeliti paralizoi ose vrau mbi gjysmë milioni njerëz në mbarë botën çdo vit.* Në dekadat e fundit, poliomieliti pothuajse u zhduk, por fatkeqësisht është zbuluar përsëri kohët e fundit në disa vende ku mesa duket s’ishte zhdukur plotësisht.

Megjithëse ka më shumë punë për ta kthyer plotësisht faqen kësaj sëmundje të tmerrshme, është inkurajuese të shohim se sa larg kemi arritur. Kjo më jep besim se mund të kalojmë më shumë vështirësi aktuale, si pandemia Covid-19, ndryshimet klimatike, mungesat e energjisë dhe sfida të tjera që mund të paraqiten. Dhe edhe nëse na duhet të durojmë tragjedinë, ne mund të kujtojmë dhe të marrim frymëzim nga shpirtrat e guximshëm si Beki, që duroi dhe ruajti besimin përmes gjithë kësaj.