Sekretet e lutjes

Në librin e tij Një Vit i Kaluar në Lutje(A Year of Living Prayerfully), Jared Brock përshkruan rrugëtimin e tij në mbarë botën në një mënyrë humoristike për të zbuluar dhe shqyrtuar si luten besimtarët e ndryshëm, praktikat, metodat, zakonet dhe stilet e tyre. Më shumë se përpilimin e një listë të teknikave, ai donte të përjetonte lutjen në mënyrë të plotë nga perspektiva dhe pikëpamje të ndryshme besimi. Kështu që ai dhe gruaja e tij i përkushtuan një vit të tërë kësaj detyre.

Midis vendeve të tjera, udhëtimet e tij e çuan në:

  • Ontario, Kanada, ku një specialist i strategjive të lutjes i tregoi për përgjigjet spektakolare ndaj lutjes të cilat ai kishte dëshmuar.
  • Nju-Jork, ku mësoi traditat e lutjes së hebrenjve Hasidic.
  • Jerusalem, ku vizitoi vende dhe kisha të ndryshme dhe mësoi rreth lutjes tradicionale dhe ritualiste, dhe e kuptoi se lutja nuk është praktikë e pozave të drejta, por e një marrëdhënie që ti vendos të ndjekësh.
  • Mali Athos në Greqi, ku murgjit ortodoksë vendas e konsiderojnë lutjen të jetë arti i arteve dhe shkenca e shkencave dhe të gjejë frymëzimin në jetën e thjeshtë dhe lutjen e përsëritur.
  • Spanjë, ku ai e zhyti veten në misticizëm.
  • Francë, ku vizitoi manastirin e Karmelitit dhe pa se ku vëlla Lorens e kishte kthyer kohën e lutjes në detyra të zakonshme, siç përshkruhet në Praktika e Pranisë së Zotit. Pastaj në Taizé, një vend mbledhje ndërkombëtare ekumenike ku katolikët, protestantët dhe të krishterët ortodoksë luten së bashku në paqe dhe unitet.

Brock tregon se ai u përpoq për të gjetur mënyra të shpejta, të lehta dhe efikase për t’iu afruar Zotit, por zbuloi që domethënia e vërtetë e lutjes është të jesh vetëm me Zotin.

Ne nuk kemi pse të shkojmë rreth e rrotull botës për të mësuar rreth lutjes siç bëri Brock. Ne duhet vetëm të mësojmë të lidhemi meZotin duke përdorur qasjet që funksionojnë më mirë për ne. Gjëja e rëndësishme është të jemi me Zotin, ose të flasim me Të, pavarësisht metodës që përvetësojmë.

Për disa kjo mund të jetë një lutje e kënduar, për të tjerë një lutje me shkrim. Shumë herë, gjithçka që mund të bëjmë është të dërgojmë një lutje të shkurtër; herë të tjera është mirë të marrim më shumë kohë për të hapur zemrat tona, pasuar nga një periudhë heshtjeje për të dëgjuar ç’përgjigje i kthen Zoti zemrave tona.

Ndonjëherë lutjet tona janë shumë elokuente dhe të artikuluara; herë të tjera, e gjejmë veten me gjuhë të lidhur ose duke belbëzuar. Mos u shqetësoni. Zoti dëgjon çdo lutje dhe nxjerr kuptim për secilën prej tyre, madje edhe prej atyre që tingëllojnë të ngathët apo të mjegullta.

Ndonjëherë ndihemi sikur shprehim veten me fjalët tona të qarta; herë të tjera mund të duam të lutemi me Shkrimet, duke parafrazuar vargje biblike ose Psalmet.

Nganjëherë mund të dëshirojmë për një vend solemn si në një kishë, një vend të shenjtë apo një vend të bukur natyror ku mund të shkëputemi lehtë nga zhurma dhe shpërqendrimet e botës; herë të tjera mund të ecim poshtë një rruge të zënë dhe të dërgojmë lutje për njerëzit që kalojnë ose për një mik apo të afërm në nevojë ose për gjendjen e trishtuar në të cilën gjendet bota.

Shumëllojshmëria është erëza që i jep shije jetës, dhe është erëza që i jep shije lutjes. Ndiqni rutinat që ju ndihmojnë të përqendroheni dhe të jeni të rregullt, por edhe të ndërmarrim nisma dhe të provojmë metoda të ndryshme, ose të lutemi në vende të ndryshme, ose me njerëz të ndryshëm. Mësoni nga përvojat e të tjerëve.

Fjala e Zotit na jep disa udhëzime, të tilla si:

  • Filloni me dashuri. — “ Bëni gjithçka me dashuri!” 1
  • Pastroni zemrën tuaj.—“ Po të kisha ligësi në zemrën time. Zoti nuk do të më dëgjonte. Por Perëndia më dëgjoi dhe e mbajti vesh lutjen time.” 2
  • Shmangni përsëritjet e pakuptimta. — “Kur të luteni, mos thoni fjalë të shumta si paganët. Ata mendojnë se duke folur shumë, do të dëgjohen. Mos bëni si ata, se Ati juaj e di mirë për çfarë keni nevojë përpara se t’ia kërkoni.” 3
  • Jini të motivuar jo thjesht nga një ndjenjë detyre ose detyrimi. — “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.” 4
  • Jini të përulur.—“Ne nuk paraqesim para teje lutjet tona për veprat tona të drejta, por për dhembshuritë e tua të mëdha.” 5
  • Kini besim. — “Kërkoni duke pasur besim, pa dyshuar.” 6
  • Falni i pari. — “Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t’ju falë mëkatet tuaja.” 7
  • Radhitni jetën tuaj me rregullat e Tij.—“Dhe ç’të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij.” 8
  • Ndalini motivet egoiste. — “Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni me motive të gabuara.” 9
  • Qëndroni brenda vullnetit të Zotit.— “Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson.” 10

Është cilësia, jo sasia e lutjeve tona që kanë rëndësi. Ai është më i interesuar për sinqeritetin, se saelokuencën. Ai dëgjon çdo lutje që vjen nga zemra, dhe shpesh përgjigjet në mënyra që ne kurrë nuk do të kishim imagjinuar. Kjo kontribuon në besimin e shtuar tek Ai.

  1. 1 Korintasve 16:14
  2. Psalmet 66:18–19
  3. Mateu 6:7–8
  4. Xheremia 29:13
  5. Danieli 9:18
  6. Xhejmsi 1:6
  7. Marku 11:25
  8. 1 Gjonit 3:22
  9. Jakobi 4:3
  10. 1 Gjonit 5:14