Në ditën e dytë të punës, mbikëqyrësi im i ri më dorëzoi laptopin e tij: “Unë kam nevojë për ju për të përmirësuar këtë në sistemin e fundit operativ të bazuar në Web.”

Isha në një vend të huaj, i rrethuar nga bashkëpunëtorë që flasin një gjuhë të huaj, dhe si një teknik i ri IT-je, e kisha të vështirë të njihesha me mjedisin e ri të punës, të kuptoja kushtet teknike në gjuhë të huaj, dhe të merrem me problemet e pashmangshme që tejkaluan nivelin e përvojës sime.

Kur u ktheva në tavolinën time, fillova të kopjoj të gjitha dosjet dhe cilësimet e sistemit, duke krijuar një plan veprimi. Ishte hera e parë që punoja me këtë teknologji të re të bazuar në “cloud”, dhe nuk m’u desh shumë kohë që unë të kuptoj se kjo detyrë ka më shumë komplikime sesa është parashikuar. Kishte një sërë problemesh përputhshmërie dhe sigurie, nuk kishte ndonjë metodë të drejtpërdrejtë për t’i kaluar skedarët nga sistemet operative të vjetra në të rejat, dhe për t’i vënë kapakun, kam zbuluar se OS i ri nuk do të lidhej me printerin tonë të rrjetit në zyrë pa programe të specializuara.

Pas nja dy orësh duke hulumtuar zgjidhjet dhe duke u zhytur në hartën e rrjetit të kompanisë, zyra ishte gati për t’u mbyllur, dhe unë ende kisha ende një listë të gjatë detyrash për të mbyllur. Fillova të shqetësohem sa kohë po merrte ky proces dhe nëse rezultati përfundimtar do të përmbushte pritshmëritë. Mora frymë në një lutje të heshtur duke i kërkuar Jezusit të më udhëzojë drejt zgjidhjes së duhur.

Do të kesh përfunduar punë nesër deri në orën 10:00 paradite! Zëri i tij më pëshpëriti në zemër.

10 paradite? – vura në dyshim veten. Nuk më duket synim realist.

Do të kesh përfunduar punë nesër deri në orën 10:00 paradite! – përsëriti Jezusi.

Sinqerisht, fillova të pyes veten nëse Jezusi i kuptonte vërtet sfidat e punës me teknologjinë. Megjithatë, unë vendosa të shoh se çfarë do të sillte dita tjetër.

Kur u ktheva në zyrë mëngjesin e ardhshëm, mora frymën thellë dhe u luta të merrja ndonjë udhëzim, më pas, ndeza kompjuterin. Jo shumë kohë më pas, zbulova një zgjidhje që nuk e dija ditën e parë.

Deri në orën 10 paradite, kisha mbaruar punë. Të gjithë skedarët ishin ngarkuar, dhe nuk kishte më probleme përputhshmërie. Edhe pse nuk isha i sigurt pse dhe si, tani ish në gjendje të printoja nga printeri i zyrës. Një koleg tha se do të rregullonte certifikatat e sigurisë. Kurse mbikëqyrësi im më falënderoi për punën e bërë.

Përvojat si kjo më bindin se Zoti është personalisht i interesuar për jetën time. Dhe kur i qetësojmë mendjet tona të zëna dhe gjejmë kohë për të dëgjuar, Zoti mund të flasë drejtpërsëdrejti me zemrat tona, duke na sjellë paqen e mendjes.