Kohët e fundit kam lexuar për lëvizjen “Pay It Forward.” Ajo që më bëri më shumë përshtypje është sa e thjesht është filozofia e tyre. Prapë shpesh është vështirë të jesh altruist dhe të bësh diçka për dikë vetëm sepse të ka ndihmuar, apo sepse ti do që të vazhdojë cikli.

Shumë herë në jetën time private kam ngecur dhe kam pasur nevojë për ndihmë dhe dikush më ka ndihmuar. Kur isha 19 vjeç dhe po largohesha nga India pas një periudhe dy vjeçare si vullnetar, u shkatërrova. Më pëlqente puna që bëja me fëmijët pa të drejtë, me shurdhët, dhe punën ngushëlluese në të cilën isha e përfshirë. Nuk qe e thjesht as të përgatisja valixhen. Kisha grumbulluar shumë gjëra përgjatë qëndrimit tim dhe kishte gjithmonë kufizime të linjës ajrore se ç’sasi mund të merrja, kështu që i pakësova gjërat e mia që t’i nxinte një valixhe e madhe, një çantë e vogël dore dhe kitarën time.

Arrita në aeroportin e Nju Delhit tre orë më herët me një zemër të rënduar; isha e trishtuar që po largohesha, e trishtuar që po i thosha lamtumirë gjërave dhe njerëzve që kisha për zemër.

I telefonova më parë dhe mora vesh që mund të merrja deri në 32 kilogramë, dhe se kitara ime llogaritej si çantë shtesë dore.  E po, kur arrita në tryezën e kontrollit, zonja aty më tha se për atë fluturim në veçanti, mund të merrja vetëm 23 kilogramë dhe se kitara ime nuk konsiderohej çantë shtesë dore. Ajo tha se çanta ime e vogël e dorës, ishte gjithashtu shumë e rëndë.

Shtanga. Nuk e përballoja dot të paguaja ngarkesën shtesë dhe nuk mund ta besoja që ata më po thoshin tani ndryshe nga hera kur kontaktova fillimisht zyrën.

Kërkova të flisja me mbikëqyrësin. Teksa prisja, vura re se ai dukej shumë i mërzitur për diçka; ai po fliste shumë seriozisht me tre persona të ndryshëm, dhe e dija që kisha arritur në një moment të papërshtatshëm. Iu luta dëshpërimisht Zotit të bënte diçka, duke qenë se nuk dija ç’të bëja tjetër. Miqtë e mi që më çuan me makinë në aeroport, ishin larguar tashmë dhe nuk e dija ku t’i lija rrobat dhe/apo kitarën, po të qe nevoja.

Mbikëqyrësi me shumë gjallëri më pyeti se çfarë kërkoja. U përpoqa t’i shpjegoja telashin tim sa më me saktësi munda, dhe e pyeta nëse ai mund të hiqte tarifën për mbingarkesën, pasi nuk e përballoja dot ta paguaja. Ai refuzoi ta bënte këtë përjashtim dhe më tha se nëse nuk paguaja, mundësitë e mia ishin ose të humbisja fluturimin tim ose të hidhja gjërat e mia “shtesë” në plehra, që të merrja fluturimin.

Mund ta imagjinoni si ndihesha. E shkatërruar. E indinjuar. E acaruar. Duke pyetur veten pse po më ndodhte kjo gjë. Nuk ishte faji im që zyra ajrore më kishte dhënë informacion të gabuar. Mendova se do të ishte e thjeshtë për mbikëqyrësin të thoshte thjesht “po,” veçanërisht pasi mori vesh që kisha dy vite që punoja si vullnetare në ndihmë të njerëzve të vendit të tij.

Në atë moment, më pyeti dikush si ishte puna. Ia shpjegova të gjithë historinë, që nga arsyeja pse kam jetuar në Indi deri te telashi i momentit. I shpjegova edhe faktin që i kërkova ndihmë mbikëqyrësit, por dukej se ai nuk ishte në humor të më ndihmonte.

Zbulova se ky zotëri punonte me një linjë tjetër ajrore dhe e njihte mbikëqyrësin. Ai shkoi t’i kërkonte të më lejonte të hipja me bagazhet e mia tejet limit të peshës. Mbikëqyrësi tha se ai kishte probleme më të mëdha për t’u kujdesur.

Ai njeri doli të ishte dhe më pas, më tha, “Do ta paguaj unë tarifën për peshën shtesë. Do ta marr edhe unë këtë fluturim, dhe do të ishte gjynah ta humbisje, pas gjithçkaje që ke bërë për popullin tim!”

U trondita, u çlirova dhe u ndjeva shumë mirënjohëse.

Gjatë fluturimit tonë të gjatë, u ula ngjitur këtij njeriu dhe ai më shpjegoi se kur ai ishte më i ri, rreth moshës sime, e kishte gjetur veten në një situatë të ngjashme. Dikush i ishte afruar dhe e kishte pyetur nëse kishte nevojë për ndihmë. Ai ia kishte shpjeguar dilemën e tij dhe zotëria kishte paguar udhëtimin e tij me tren dhe i kishte kërkuar t’ia kthejë dikujt tjetër nderin që iu bë.

Ai tha se kur më pa duke bërë ecejake në aeroport, u ndje keq për mua, pasi ai kishte tre vajza. Njëra prej tyre ishte rrugës për në Mbretërinë e Bashkuar atë ditë, dhe ai kishte imagjinuar si do të ndihej ajo po të kishte mbetur diku në nevojë për ndihmë dhe kjo ishte arsyeja pse ai vendosi të më ndihmonte.

Ai u ndje mirë që e bëri, sepse jo vetëm e kishin ndihmuar kur ishte i ri dhe ndjeu se ishte radha e tij të ndihmonte dikë, por gjithashtu sepse ai e dinte që ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Ai tha se e dinte që Zoti e shikonte gjithmonë dhe se nëse bijat e tij do të ishin ndonjëherë në ndonjë situatë të vështirë, ai e dinte që Zoti do të gjente një zgjidhje edhe për to.

Ky njeri bëri diçka të mirë për dikë tjetër, më shpëtoi dhe la një ndikim të vërtetë në jetën time. Që atëherë, unë kam bërë më të mirën time të ndihmoj dhe t’u jap njerëzve. E di që është gjëja e duhur për t’u bërë, por e bëj gjithashtu sepse dikush tjetër e bëri për mua. Ne japim nga zemra dhe ia kalojmë të tjerëve mirësinë që të tjerët na kanë treguar.