Kohët e fundit pashë një reklamë me ketchup për një markë të famshme që tregonte ketchup-in duke e derdhur shumë ngadalë nga një shishe, të shoqëruar nga kënga “At Last (Më në Fund).” Më kujtoi kur isha fëmijë dhe prisja që ketchup-in të hidhej me një ngadalësi agonizuese në hamburgerin tim.
Disa marka janë me bazë uji dhe hedhja e tyre nuk është më problem, përveç mungesës së shijes. Disa marka tani vijnë në shishe plastike që shtrydhen për njerëz të paduruar si unë ose në pako të vogla plastike që grisen dhe shtrydhen kollaj. Por unë po flas për shishet e qelqit me qafë të ngushtë, të cilat nuk të japin mundësi tjetër përveçse të presësh.
Mbaj mend që isha aq e paduruar për të nxjerrë ketchup-in, saqë përpiqesha të shtrëngoja shishen. Pastaj, e godisja në fund. Ndonjëherë, madje përpiqesha të fusja një thikë lart në shishe për të marrë ketchup-in tim. Por më shpesh, më duhet vetëm të prisja derisa ketchup-i im të merrte kohën e vet për të rënë në ushqim.
Fjeta shumë një mëngjes dhe u zgjova me ndjenjën se më duhet të tundja shishen proverbiale të ketchup-it. Vazhdova të përpiqesha që të mbaroja punë shpejt, që të mos vonohesha për një takim. Provova dhe rrugë të shkurtra dhe kalova semaforët e verdhë vetëm për të mbërritur në kohë. Ndihesha sikur po luaja fjalë për fjalë me të kapura ‘catch-up/ketchup’.
Atëherë kuptova që jeta është si ajo shishja me ketchup. Gjërat lëvizin në kohën e tyre dhe në padurimin tonë, ne mund të tundemi dhe shkundemi, por ngjarjet do të rrjedhin ashtu siç duhet të rrjedhin. Disa nga gjërat më të mira të jetës janë këngët e ngadalta, perëndimi i ngadaltë i diellit, puthjet e ngadalta dhe madje edhe hedhja e ngadaltë e ketchup-it