Pak pasi Jezusi shëroi “turma të mëdha” dhe ushqeu 4,000 njerëz me shtatë bukë dhe disa peshq, 1 Ai i pyeti dishepujt e Tij se çfarë thonin njerëzit për Të. Ata i thanë se disa mendonin se Ai ishte Gjon Pagëzori, të tjerë mendonin se Ai ishte Elija apo Jeremia apo një nga profetët e vjetër që ishte kthyer nga të vdekurit. Këto përgjigje tregonin se shumica e njerëzve e vlerësonin shumë Jezusin dhe e shihnin Atë si një profet të madh, por sërish ishin larg asaj ç’ka Ai ishte në të vërtetë!

Pastaj Jezusi i pyeti ata vetë, “Po ju, kush mendoni se jam?” Mund ta imagjinojmë atë skenë—dishepujt që ulin kokat apo shohin njëri-tjetrin në sy, pa ditur si të përgjigjen. Atëherë Simon Pjetri, që fliste më shumë nga të gjithë apostujt, mori guximin dhe e përkufizoi Jezusin dhe qëllimin e Tij me fjalët e duhura: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë.” 2

Gjatë gjithë Biblës Jezusi përshkruhet në shumë mënyra—mes të tjerash, si Drita e Botës, 3, Bariu i Mirë, 4 Perëndia i gjallë, 5 miku ynë, 6 dhe Shpëtimtari ynë. 7

Pavarësisht sesi përshkruhet Jezusi, gjëja më e mrekullueshme është se secili prej nesh mund ta përjetojë Atë në mënyrën e tij. Jezusi na pranon ashtu si jemi dhe shpesh e tregon prezencën e Tij në përputhje me nevojat tona si individë.

Më shumë se sa të paraqesë një imazh të Jezusit dhe punës së Tij, ky numër i revistës Activated synon t’ju ndihmojë të ndërtoni marrëdhënien tuaj me Atë që do t’ju dojë dhe që do të kërkojë gjithmonë më të mirën për ju. 8

Kush mendoni se është Ai?

  1. Shih Mateu 15:29-38.
  2. Mateu 16:16
  3. Shih Gjoni 8:12.
  4. Shih Gjoni 10:11.
  5. Shih Gjoni 10:30.
  6. Shih Gjoni 15:15.
  7. Shih Veprat e Apostujve 4:12.
  8. Shih Isaia 54:10