Në një konkurs arti mbi temën e paqes, shumica e konkurrentëve kontribuan me skena të qeta të ditëve dembele në fshat, ku gjithçka ishte qetësi dhe harmoni.

Për të qenë i sigurt, kjo është një formë paqeje, por fotografia që fitoi çmimin ilustroi llojin më të vështirë të paqes për t’u arritur. Përshkonte ulërimën, tërbimin, shkumën e krijuar nga shpejtësia e rënies së ujit të një ujëvare të fryrë dhe thuajse e padukshme, në një degë të vogël peme që varej mbi një përrua, gjendej një fole ku një zog i vogël rrinte ulur paqësisht duke kënduar pavarësisht nga trazira më poshtë.

Bibla premton se ne mund të kemi një paqe që tejkalon çdo kuptim. 1 Por kjo lloj paqeje vjen vetëm përmes Princit të Paqes, Jezusit dhe dijes se çfarëdo që të ndodhë, Ai do të kujdeset për ne! Ashtu si një kapiten i linjës ajrore, Ai e di se kur do të hyjmë në një periudhë turbullirash dhe Ai mbetet në kontroll, edhe pse aeroplani mund të tundet dhe të bjerë.

Kjo më kujton këtë pjesë mendjemprehtësie: “Zoti mund t ‘i zgjidhë problemet e tua me një shikim të vogël. Ai mund të të freskojë shpirtin me një frymëmarrje të thellë. Ai mund të sqarojë mendimet e tua me vetëm një tendosje të ëmbël të muzikës qiellore. Ai mund t’i fshijë frikërat dhe lotët e tua me vetëm një moment të vogël çlodhjeje në atë paqe të përsosur që Ai jep kur mendja juaj është e fiksuar tek Ai dhe vetëm Ai.”2

Mund të përjetoni paqen e Tij të përsosur gjatë gjithë kësaj dite, këtij muaji dhe këtij viti.

  1. Shih Filipianëve 4:7.
  2. Shih Isaia 26:3.