Në daç besojeni a jo, fëmijëve të vegjël u pëlqen të ndihmojnë. Është e vërtetë! Fëmijët në të vërtetë e shijojnë dhe ndihen krenarë që japin ndihmë deri në momentin që “mësohen” ndryshe. Vetëm kur dëgjojnë prindërit e tyre apo motrat e vëllezërit më të mëdhenj të ankohen për “më duhet të bëj” këtë apo atë nëpër shtëpi, momenti kur e ndihmuara kthehet në punë shtëpie.

Nëse qaset pozitivisht, e ndihmuara mund të duket më shumë si një lojë. Mund të ndihmojë gjithashtu në ndërtimin e vlerësimit për veten, vetë-disiplinim, marrjen e nismave, zellit, këmbënguljes, vetë-besimit dhe përgjegjësisë, të gjitha cilësi që janë të dobishme në jetë.

Ka të paktën, një sistem edukimi që e përdor parimin “puno sikur luan” në një mënyrë të veçantë. Nisur nga metodat tradicionale të mësimdhënies në ndihmë të vënies së theksit mbi interesat natyrore të fëmijës, Maria Montessori (1870–1952) disiplinoi disa nga fëmijët më të padisiplinuar të parashkollorit në Napoli, Itali, në nxënës të përmbushur, krijues dhe më se të motivuar. Një tipar i shkollimit të Montessori-t u quajt “jeta praktike” përfshin t’i mësosh fëmijëve aftësitë bazë, të cilat do t’u duhen atyre në jetën e përditshme, si e veshura, higjiena, dhe përgatitja e ushqimit. Dy vjeçarët, me qëndrimin “Mund ta bëj vetë”, janë në moshën e përsosur për stërvitjen e jetës praktike, por ka shumë sfida të jetës praktike për çdo moshë dhe fazë zhvillimi.

Si nënë me angazhime, zakonisht më duket më e shpejtë dhe më e thjesht t’i bëj gjërat e vogla vetë sesa t’i mësoj të vegjlit e mi të më ndihmojnë. Por shpejt kuptova se po veproja gabim. Kisha nevojë për ndihmë, dhe fëmijët e mi kishin nevojë për mundësi të mësonin dhe të ndiheshin “të rritur.” Më vonë, zbulova se edhe fëmijët ngatërrestarë ndiheshin të lumtur kur i përqendronin energjitë e tyre për të bërë gjëra të vogla për mua, nëse i drejtoje në mënyrën e duhur.

Parashkollorët mund të më ndihmojnë me përgatitjen e ushqimit të thjeshtë, duke filluar me larjen e perimeve, hapjen e gjalpit të kikirikut nëpër sandviçë, apo përzierjen e brumit të biskotave apo rrahjes së kekut. Fëmijët e vegjël shijojnë të fshirin, pastrimin e lëngjeve të derdhura, dhe ndarjen e argjendurinave. Nëse e bën zbavitëse dhe i shpërblen ata me lavde dhe vlerësim, ata do të ndihen të emocionuar sa herë që “diplomohen” për një punë të re.

Kjo gjë nuk ka  pse të marrë fund kur fëmijët tuaj arrijnë moshën shkollore. Ishte një moment historik për fëmijët e mi kur u konsideruan mjaftueshëm të mëdhenj dhe të përgjegjshëm për të përdorur fshesën me korrent. Disa fëmijëve u pëlqen të pastrojnë lavamanët e tualetit dhe të ndryshojnë peshqirin e duarve. Të tjerëve u pëlqen të mbledhin gjethet me grabujë, të kositin barin apo të ndihmojnë me larjen e makinës. Lista është e pafundme, vetëm hidhni një sy rreth e përqark!

T’i vendosësh emra lojërash punëve të shtëpisë është një “strategji e mirë reklamimi.” Loja e parë e tillë, që u mësova fëmijëve të mi ishte “kodra e milingonave.” Ata pretendonin se ishin milingona dhe shpërndaheshin ngado, duke marrë çdo lodër, kub formues, apo kafshë pelushi të lënë nëpër shtëpi për ta çuar tek “kodra e milingonave” (ku e kishte vendin). Edhe foshnjat mund të mësojnë ta luajnë këtë lojë, duke u ulur në prehrin tuaj apo të personit ngjitur me ju ndërkohë që të dy me radhë vendosni kuba formues apo lodra të tjera të vogla në kuti, më pas sigurohuni që t’i mbushni me lavde.

Disa të meta të mundshme dhe si t’i shmangni ato:

  • Mund të jetë indinjuese për të dy, nëse puna është përtej aftësisë apo spektrit të vëmendjes së fëmijës, kështu që mos pretendoni më shumë seç duhet.
  • Lehtësojani fëmijës rrugën drejt suksesit duke u siguruar që ata ta kuptojnë punën dhe mënyrën si ta realizojnë atë.
  • Bëjeni dhënien e ndihmës, vullnetare ose jepini fëmijës suaj një mundësi të zgjedhë mes punëve, kur është e mundur. Nëse arrini ta bëni argëtuese, fëmijët tuaj do të tregohen më të zellshëm të dalin vullnetarë.
  • Ndihmon, veçanërisht kur puna mund t’i duket e frikshme apo e mërzitshme fëmijës, të flasësh rreth diçkaje zbavitëse ndërkohë që kryeni punën së bashku. Jini trajneri, shoku i tyre i skuadrës, dhe skuadra argëtuese.
  • Mos prisni derisa puna t’i duket shumë e vështirë apo që fëmija të jetë lodhur për ta kryer atë me hare.
  • Mësojini fëmijëve tuaj të vendosin në vendin diçka para se të nxjerrin një tjetër dhe të pastrojnë vendin kur largohen, nëse kjo gjë është e mundur.
  • Nëse e lini fëmijën vetëm ta bëjë punën, mos u habisni nëse kur të ktheheni të zbuloni se ai ose ajo është shpërqendruar me diçka tjetër. Fëmijët shpërqendrohen lehtë pa mbikëqyrje. Mos prisni të mbarojë koha për të parë si po shkojnë gjërat.
  • Tregoni kujdes me mënyrën sesi e shprehni zhgënjimin dhe gjithmonë përpiquni ta shoqëroni me fjalë inkurajimi dhe qetësimi. Jini pozitivë!

Ka shumë përfitime kur e bën punën zbavitëse për fëmijët. Jo vetëm mësojnë aftësi praktike dhe zhvillojnë karakterin, por gjithashtu punën në skuadër dhe vlerësimin sesa shumë ju dhe të tjerët bëni për ta.

Së fundi, nëse doni që fëmijët tuaj ta kthejnë në zakon dhe të ndihmojnë me gëzim, atëherë, ju përvetësoni zakonin e falënderimit dhe vlerësimit të tyre. Falënderojini ata në moment. Shpërblejini ata me përqafime dhe me ëmbëlsira të veçanta e rastësore. Tregojani punën e tyre bashkëshortit apo bashkëshortes suaj, anëtarëve të familjes, dhe miqve, më mirë kur fëmija mund ta dëgjojë. Asgjë nuk e rrit vetë-vlerësimin si lavdet dhe vlerësimi nga ata që ne duam më shumë!