Çfarë i dhurova botës për Krishtlindje? Jetën time për të falur mëkatet tuaja. Ndaj nga Unë, tek Unë dhe me Mua ju mund të keni jetë. 1

E gjitha filloi kur Unë krijova këtë botë të bukur e të mrekullueshme ku ju jetoni dhe kur ju dhashë jetë. Pastaj ju dhashë jetën Time, në mënyrë që t’ju jepja shansin të jetonit përjetësisht. Ju jap shpresë, sepse ju e dini që Unë jam i përjetshëm, i pandryshueshëm dhe se nuk do të largohem kurrë.

Ju premtoj gjëra të mira tani dhe në jetën pas vdekjes. E di që në këtë jetë do të përballeni me mundime dhe probleme, por ju premtoj që do të jem me ju për t’i kaluar së bashku. 2  Ju siguroj se me forcën Time, mund t’i kapërceni vështirësitë. 3.

Unë ju premtova jetën e përjetshme shumë kohë më parë, kur erdha në tokë. Unë linda, jetova dhe vdiqa sepse ju desha juve, dhe do ju dua gjithmonë. Unë jam dhurata juaj e Krishtlindjeve.

  1. Shih Romakëve 11:36.
  2. Shih Gjoni 16:33
  3. Shih Gjoni 14:18