Dashuria ime është pa kushte. Unë dhuroj dashuri pa dallim. I dhuroj dashuri atyre që s’e kanë dhe që janë të vështirë për t’u dashur. I dhuroj dashuri të trishtuarit dhe të vetmuarit. I dhuroj dashuri atyre që janë  në vështirësi dhe atyre që janë të humbur dhe të pështjelluar. Dashuria ime është e qëndrueshme, e duruar dhe s’të lë në baltë. Nuk njeh limite dhe ndalesa. Dashuria ime do të përshkojë distancat për të sjellë një shpirt të humbur, të vetmuar e të plagosur drejt fitores.

Sigurisht që ti ke dobësi dhe të meta, por nuk të dua më pak për shkak të tyre. Pavarësisht në çfarë rrethanash gjendesh, unë të dua. Dashuria ime nuk varet a ke dosje të shkëlqyer. Mos mendo kurrë se unë s’të dua ngaqë s’je ashtu siç ty do të të pëlqente të ishe apo si mendon ti se duhet të ishe. Kur Unë të shoh, shoh Krijimin tim, të cilin e dua, dhe Unë të dua fiks siç të kam krijuar.