Nëse reflektoni mbi burrat dhe gratë e Mia të mëdha që kanë shkuar para jush, ata që përmenden në Bibël, dhe të tjerë që nga ajo kohë, do të vini re sesi secili jetoi për Mua dhe përmbushën arritje të mëdha në emrin Tim. Disa prej tyre, si ata të listuar in Hebrenjve 11, nuk e morën gjithë atë që i premtova gjatë kohës që kaluan në tokë. Por besimi i tyre nuk u lëkund, dhe për shkak të kësaj, ata vazhduan rrugën për të marrë shpërblimet e tyre të plota dhe të përjetshme.

A ka momente në jetën tuaj ku pyesni veten nëse do të vij te ju? Ose a ka ndonjë gjë që kam thënë, për të cilën ju shqetësoheni se mund të mos ndodhë në mënyrën që keni shpresuar apo pritur? Mendoni për atë renë e madhe të dëshmitarëve në Bibël, dhe meditoni në çfarë këshille do t’ju jepnin. Lëreni shpirtin të furnizohet nga shembulli i tyre, dhe lëreni mendjen të qetësohet nga guximi i tyre. Njësoj siç erdha tek ta, do të vij edhe tek ty.