Mënyra më e sigurt për të ndihmuar të dashurit tuaj të fillojnë një ditë të mrekullueshme është duke filluar ditën me dashuri. Mund të thoni, është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh, kur sapo je zgjuar. Por në qoftë se ju luteni për atë “uf-in” shtesë që ju duhet dhe ta provoni, mendoj se do të befasoheni goxha.

Mos hani mëngjes së bashku në heshtje, duke parë telefonin tuaj. Konsideroni këto këshilla: Numëroni bekimet tuaja së bashku. Më falëndero për gjërat që do të bëj atë ditë në përgjigje të lutjes dhe sepse të dua. Lexoni një pasazh të shkurtër nga Bibla. Lutuni për njëri-tjetrin dhe sfidat e ndryshme që ju prisni të përballoni atë ditë dhe kërkoni një premtim nga Fjala Ime.

Unë jam dashuri dhe dritë, forca Ime është e pashtershme dhe të gjitha gjërat janë të mundshme për Mua. Përqendrohuni tek Unë së pari dhe ju dhe të dashurit tuaj do të jeni gati për çdo sfidë që dita mund t’ju sjellë.

Ato pak minuta që keni së bashku në mëngjes janë gjithashtu një kohë e shkëlqyeshme për të dhënë inkurajim. Thuajini se sa e bukur duket bijës suaj. Thuajini që je i/e sigurt se djali juaj do të dalë mirë në shkollë. Jepini një përqafim kur e përcjell, “Mezi pres të të takoj përsëri!”

Fillojeni ditën me dashuri dhe dashuria do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës.