Sa shpejt erdhi përsëri Krishtlindja! Ditët, javët dhe muajt kalojnë shpejt dhe unë befasohem dhe jap dorëheqjen mbi faktin që erdhi një sezon tjetër Krishtlindjeje. Jo se nuk më pëlqen Krishtlindja! Më pëlqejnë shumë këngët e bukur familjare, ngazëllimi ngjitës, dhe aftësia për t’i uruar si miqve dhe të huajve t’ia kalojnë mirë pa hatër mbetje.

Dhe përsëri, është një ndjenjë shumë e njohur që mund të më vjedhë harenë, nëse s’jam e kujdesshme. Unë përfundoj duke rimarrë planet e vitit të kaluar, duke i bërë disa ndryshime dhe duke i ngjitur ato në kalendarin e këtij sezoni. Po të sigurohem që të bëj këtë dhe atë, të mbaj mend dy gjëra dhe të organizoj XYZ, gjërat do të ecnin vaj.

Por prit. Kur u kthye “ecja e gjërave vaj” në objektivin tim? Është “të kalosh” sezonin një qëllim i vlefshëm? A e gjej veten duke përjetuar orë të gjatë, ditët plot angazhime dhe një “hare” të detyruar nga rrethanat, në vend të një ndjesie të pakapërcyeshme të dashurisë së hareshme? Kam turp ta pranoj. Kështu që, këtë vit, dua ta ndryshoj Krishtlindjen.

Si ishte Krishtlindja e parë? Po ta përmblidhja në një fjalë, mendoj se do të zgjidhja fjalën “provë.” Pse?

Lindja e Jezu Krishtit në këtë botë të vdekshme ishte provë absolute që na duan. Është provë se mund t’i zëmë gjithmonë besë premtimeve të Zotit, dhe se aftësia e Tij për t’i dhënë formë historisë është e pashembullt. Përmes Birit të Tij, në formën e një foshnje të paaftë të mbrohet në atë Krishtlindje të parë, Zoti provoi se Ai është i qëndrueshëm, i besueshëm, dhe përjetësisht përkujtesës. Ai gjithashtu provoi se Ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të na bërë pjesë të familjes së Tij. Lindja e Jezusit ishte vetëm hapi I parë drejt rilindjes dhe përmes tij Zoti tha. “Unë ju vlerësoj.”

Si duhet ta festojmë atëherë këtë sezon të mrekullueshëm? Me ushqim, këngë, lojëra, dhurata, miq, familje, të qeshura, reminishencë dhe vëmendje ndaj detajit? Po, absolutisht, për “çdo e mirë që na është dhënë dhe çdo dhuratë e përsosur vjen nga lart.” 1

Por edhe më shumë, le të lejojmë veten të prehet te ndjenja e Krishtlindjes, sikur të ishte e para. Le të ndjekim yllin e dritës në zemrat tona, jo të një tokësori, por të Dikujt është ngado me ne. Le të gjunjëzohemi para Shpëtimtarit tonë të mrekullueshëm, duke i kushtuar atë që Ai dëshiron më shumë, kohën, nderin, vëmendjen dhe dashurinë tonë.

Le ta bëjmë Atë krenar duke festuar jo vetëm lindjen e Tij në të tashmen, por edhe jetët tona përgjithmonë me Të. Kjo është më se mirë. Është e mrekullueshme.

  1. Jakob 1:17