Bibla ka shumë këshilla për llojin e njerëzve me të cilët rrethohesh. “Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.”, 1 për shembull, dhe,”Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira”. 2

Zakonisht do ta kuptoja atë shkrimi si “Mos u përfshi në shoqëri të keqe që do të të shtyjë të marrësh drogë, të vjedhësh, të dëmtosh të tjerët, etj.” Dhe, me siguri, duhet t’i qëndrojmë larg njerëzve me ato sjellje. Por pas reflektimit, kam filluar të kuptoj një mesazh të mëtejshëm, më “të përditshëm” të këtij paralajmërimi.

Ditë më parë, lexova një artikull shumë interesant për gjendjet shpirtërore. Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Warwick tregoi se si një sjellje e ftohtë, humori i mirë apo i keq mund të “merret” nga ata që ju rrethojnë. “Provat sugjerojnë që gjendjet shpirtërore mund të përhapen nga personi në person përmes një procesi të njohur si infektimi social”, tha studiuesi i statistikave të Shëndetit Publik, Rob Eyre, i cili drejtoi studimin. Përveç humorit të mirë apo të keq, mund të përhapen edhe simptomat e depresionit si pafuqia dhe humbja e interesit. Siç mundet edhe ta prisnit, miqtë dhe familja kanë ndikimin më të madh.

Ditë pas dite, zgjedhjet që bëjmë dhe shoqëria kontribuojnë në atë që do të bëhemi. Zoti ka plane të mrekullueshme, plot dashuri dhe një fat të veçantë, unik që ne ta përmbushim. Pra, le të mos e lejojmë veten të marrim apo shpërndajmë vibrimet, zakonet apo gjendjet negative. Le të gjejmë gëzim në shoqëri të mirë dhe, në çdo mundësi, ta përhapim dashurinë e Tij te të tjerët!

Nëse dëshironi të përjetoni dashurinë, gëzimin, rehatinë dhe paqen e Jezusit, mundeni. Fillon me pranimin e Tij si Shpëtimtarin tuaj dhe ftesën që i bëni Atij në jetën tuaj, gjë që mund ta bëni duke thënë këtë lutje:

I dashur Jezus, Faleminderit që vdiqe për mua, që të kem jetë të përjetshme. Të lutem më fal për çdo gabim dhe veprim të papërshtatshëm që kam bërë ndonjëherë. Eja në zemrën time, më jep dhuratën Tënde të jetës së përjetshme dhe më ndihmo të njoh dashurinë dhe paqen Tënde.

  1. Fjalët e urta 13:20 NLT
  2. 1 e Korintasve 15:33