Në autobiografinë e tij klasike Confessions (Rrëfime), Shën Agustini, një teolog i kishës së hershme, rrëfen një incident i cili ndodhi kur ishte i ri. Kishte një pemë dardhe pranë vreshtit të familjes së tij të mbushur me fruta që nuk ishin as tërheqëse për nga pamja dhe as shija. Megjithatë ai dhe disa miq të tij vodhën dardha nga pema. Ata vepruan kështu jo për t’i ngrënë vetë, por për t’ia hedhur derrave. Ai thotë se ai dhe miqtë e tij e kryen vjedhjen thjesht sepse e kishin kënaqësi të bënin diçka që ishte e ndaluar, një përrallë aq e vjetër sa ajo e Adamit dhe Evës në Kopshtin e Edenit.

Shumë gjenerata më herët, kur Zoti e nxori popullin e Izraelit nga skllavëria në Egjipt dhe i çoi në Tokën e Premtuar, njerëzit fillimisht besuan te Zoti dhe e kishin frikë atë. 1 Por kur gjatë udhëtimit u përballën me rrethana të vështira, ata patën një krizë besimi dhe u larguan nga Zoti dhe Moisiu. Ndërsa Moisiu ishte në majë të malit Sinai duke marrë Ligjin e Zotit, ata i dhuruan një viç një idhulli të artë për ta adhuruar dhe sakrifikuar. 2 Në shekujt pasardhës, populli i Izraelit dhe Judës vazhduan ta zemërojnë Zotin me adhurimin dhe veprimet e tyre mëkatare, përkundër mirësisë së Tij, mbrojtjes mrekullueshme dhe premtimeve për ta. 3

Që nga koha e krijimit kur Bibla na tregon se Zoti kërkoi Adamin dhe Evën në Kopshtin e Edenit, Ai ka dëshiruar bashkim intim me njerëzimin. 4 Por mëkati shkaktoi një krisje në marrëdhëniet tona me Krijuesin, dhe ne nuk jemi në gjendje t’i mbajmë urdhërimet e Tij pavarësisht sa mundohemi. Siç thoshte Apostulli Pal, “Duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjendet në mua.” 5. Bibla thotë se krisja mes Zotit dhe njerëzimit është bërë e mundur përmes Jezu Krishtit. 6 Jeta e Jezusit në tokë, vdekja e Tij dhe ringjallja e Tij hapën rrugën e pajtimit dhe një marrëdhënie të re me Atin tonë qiellor. Dhe duke e rivendosur atë marrëdhënie do të thotë zemra të reja që i përgjigjen vullnetit të Zotit për jetën tonë.

  1. Shih Eksodi 14:31.
  2. Shih Eksodi 32:1–6.
  3. Shih Jeremia 7:9.
  4. Shih Zanafilla 3:9.
  5. Romakëve 7:21
  6. Shih Romakëve 5:1.