Jeta mund të jetë e vështirë dhe nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh përse ndodhin disa gjëra. Kur gjithçka duket se po shkon keq është normale të vihet në diskutim dashuria Ime, por është në ato momente kur Unë dua të jem pranë jush më shumë se kurrë. Dashuria Ime do të jetë gjithmonë aty, për ju dhe do t’ju ndihmojë në kohë të vështira.

Nga Unë buron dashuria pa kushte, në formën e saj më të pastër. Edhe kur më fajësoni për problemet tuaja, Unë ju dua dhe nuk ju dënoj. Edhe kur dyshoni në dashurinë Time, Unë ju dua sërish dhe nuk do të heq dorë nga ju. Do të vazhdoj të jem atje pranë jush, kur të keni nevojë për këshillim, kur të keni nevojë për shoqëri, për dikë që t’ju dëgjojë apo kur ju duhet një mik. Dua t’ju qetësoj duke ju bërë të ditur se është gjithmonë dikush që sheh tek ju mundësi pa fund, dikush që ju do siç jeni—dhe se ky dikush jam Unë.

Pavarësisht gjithçkaje, Unë do t’ju dua pa kushte. Ajo dashuri do të jetë si një dritë në errësirë, një busull kur të ndiheni të humbur, një spirancë që t’ju mbajë fort gjatë stuhisë dhe një mbulesë e ngrohtë që t’ju ngushëllojë kur të ndiheni vetëm dhe kur të keni ftohtë.