Ishte dimër në Rumani. Disa prej nesh kishim përgatitur dhurata dhe çanta të mbushura me pulë të gatuar, ushqime bazë, ushqime të vogla dhe fruta.

E parkuam makinën në një rrugë të errët, mes blloqesh të mëdha pallatesh, në një zonë të varfër të qytetit. U bashkova me Mariusin dhe u nisëm, duke ndjekur nxitjen që kishim në zemër nga Fryma e Shenjtë. Hymë në një ndërtesë të rastësishme, u ngjitëm nëpër shkallë, një kthesë majtas, një djathtas, dhe ja ku u gjendëm, përballë një dere krejt të panjohur.

Trokitem, pritëm, pastaj trokitëm sërish.

Dera u hap; një burrë qëndronte në prag. Pas tij dukhej një dhomë bosh dhe një fëmijë i vogël. Na shikoi dhe, duke parë çantat në duar, tha: “A ju dërgoi vjehrra ime?” Pastaj me një zë të shtrënguar shtoi: “Nuk dua të kem asgjë me të!” dhe u përgatit të mbyllte derën.

Ia dolëm t’i shpjegonim se nuk ishte ajo arsyeja pse kishim ardhur, por se ishte nata e Krishtlindjes dhe kishim ndier një shtytje të fortë të trokitnim në derën e tij. Ai heshti për një çast, pastaj u tërhoq dhe na la të hynim.

Vendit i mungonin gjërat bazë, me pak mobilje dhe drita të zbehta. Atmosfera ishte e rëndë, e trishtë. As pemë Krishtlindjeje, as gëzim, as ushqim mbi tavolinë.

Filluam të flisnim me Bogdanin, i cili na tregoi se gruaja e tij sapo e kishte braktisur. Ai ishte pa para dhe ndjehej edhe më i vetmuar, sidomos atë natë të Krishtlindjes.

Folëm fjalë besimi, duke shpresuar t’i jepnim zemër zemrës së tij të thyer. Mbushëm tavolinën me gjithçka kishim sjellë dhe i dhamë dhurata dhe ëmbëlsira vajzës së tij të vogël, fytyra e së cilës u ndriçua menjëherë me një buzëqeshje plot dritë.

Ndërsa u ulëm dhe folëm, qeshëm dhe u lutëm me ta të dy, atmosfera në dhomë u transformua krejtësisht. U mbush me paqe dhe dritë. Prania e Krishtit ndihej fort në atë strehë të përulur atë natë.

Teksa unë dhe Marius ecëm drejt makinës, nuk folëm asnjë fjalë. Kur po ktheheshim në shtëpi për të shijuar darkën e Krishtlindjes me familjet tona, nuk mund të mos ndjenim praninë e Jezusit dhe një gëzim të brendshëm që na mbushte zemrat.

Uroj që Krishtlindja jote të sjellë shumë gëzim teksa ndan kuptimin e saj të vërtetë me ata që kanë nevojë për shpresën e Krishtlindjes—me të humburit, të vetmuarit, e të lënduarit e kësaj bote!