Gjatë një pjese të mirë të jetës sime jam shqetësuar shumë. Më ishin dukur gjithmonë gjepura filozofitë e llojit “mendo pozitivisht” ose “shiko anën e mirë”. “Eh, këshilla të tilla janë për njerëzit e dobët. Unë jam realist. Kur diçka nuk ecën, unë shqetësohem! Nuk ka justifikime.” Kjo nuk do të thotë se jam pesimist; thjesht shqetësohesha nëse ndodhnin gjëra që s’mund t’i kontrolloja. (Duhet ta pranoj që shqetësohesha shumë edhe për gjëra të cilat mund t’i kontrolloja.) Dhe nuk çuditem që me kalimin e kohës u bëra me ulçër. 1

Simptomat i vura re për herë të parë në fillim të një ekspedite në “dete të paeksploruara” ku kishte shumë rrezik dhe pata shumë stres, por ia dola mbanë. Anija ime fuste ujë, por arrita ta mbaja ujin jashtë e të lundroja.

Kjo vazhdoi për shumë vite, derisa një ditë simptomat, në vend që të largoheshin u bënë më të forta—dhe madje më të shpeshta. Nuk po mundja më t’i menaxhoja siç kisha bërë më parë dhe fillova të humb peshë. Anija po fundosej! Diagnoza e mjekut ishte ulçër peptike (që shoqërohet me gjakderdhje) dhe gastrit akut. Ai më dha antibiotikë dhe më këshilloi të kujdesesha për ushqimin. Pas një kohë në “dokun e thatë”, vrima e anijes ishte mbyllur, simptomat u zhdukën dhe e them i lumtur që nuk më kanë bezdisur prej tetë vitesh.

Por nuk mendoj se ky rrugëtim do kishte përfunduar kaq mirë nëse do isha kufizuar vetëm me këshillat e mjekut. Gjëndja në të cilën ndodhesha, më bëri t’i drejtohesha Zotit dhe mesazhi që Ai më dha ishte i drejtëpërdrejtë: “Marinar bëhu pjesë e programit! Menaxhimi i stresit të duhet edhe ty!”

Dhe këtu historia nis e bëhet interesante. Jeta ime vazhdoi pa ndonjë riorganizim të madh. Unë shqetësohem edhe sot, por në vend që të vazhdoj të zhytem në atë spirale, tërhiqem kur e kuptoj se po dal nga rruga e duhur. pastaj përpiqem ta kontrolloj situatën vetë ose i kërkoj bashkëshortes apo dikujt tjetër të lutet për mua. Hapi i parë ishte të pranoja që kisha nevojë të ndryshoja—nuk kishte rëndësi se sa i kujdesshëm isha me ushqimin e ushtrimet fizike, porcione të mëdha shqetësimi dhe stresi ishin shumë të dëmshme. Njëlloj si të përpiqesh të lundrosh dhe të fundosesh me anijen në të njejtën kohë.

Është si historia në kapitullin 6 të Gjonit kur dishepujt po hasnin vështirësi duke u përpjekur të vozitnin varkën gjatë një ere të fortë, me dallgë të forta dhe në errësirë. Ata panë Jezusin që po ecte para tyre mbi ujë dhe u tmerruan. Por Ai u tha: “Jam Unë; mos kini frikë.” Atëherë ata donin ta merrnin në varkën e tyre, dhe menjëherë arritën aty ku ishin drejtuar! 2

Nuk zgjati shumë dhe Jezusi u tha dishepujve se Ai do u linte atyre paqen e Tij, dhe u tha të mos tronditeshin apo të frikësoheshin. 3 Apostuli Pal u dha lexuesve të tij formulën e mëposhtme për të arritur paqen e mendjes së tyre: “Mos u shqetësoni për asgjë; por lutuni për gjithçka. Parashtrojini kërkesat tuaja Zotit se çfarë ju duhet dhe falenderojeni për gjithçka që ka bërë. Atëherë do të provoni se paqja e Zotit, e cila ia tejkalon çdo zgjuarsie do të ruajë zemrat dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. 4

Sigurisht që Pali kaloi shpesh situate stresante në vende të ndryshme, që nga deti i trazuar, në burgje e më tej. Një herë doli nga burgu në sajë të një tërmeti; 5 herë të tjera, iu desh të rezistonte për ditë e netë 6—por pavarësisht se çfarë i ndodhte ai nuk ishte vetëm. Zoti i qëndronte gjithmonë pranë. Megjithëse historia ime nuk krahasohet me historitë e tij të dhimbshme dhe rrënqethëse, unë kam përjetuar të njëjtën paqe—jam çliruar nga të qënurit një i shqetësuar kronik, duke vërtetuar se Jezusi mund ta bëjë për këdo.

* * *

Stresi nuk është ajo ç’ka na ndodh, por përgjigja jonë ndaj saj. Dhe përgjigjen ne mund ta zgjedhim.—Maureen Killoran

Në të vërtetë stresi nuk vjen nga shefi yt, nga fëmijët, nga partneri, nga trafiku, shëndeti apo situata të tjera. Ai vjen nga mendimet që ti ke rreth këtyre situtave.—Andrew Bernstein (lindur v.1949), Autor dhe filozof amerikan.

Ankthi nuk pakëson dhimbjen e së nesërmes, por shteron fuqitë e të sotmes.—Charles Spurgeon (1834–1892), Predikuesi Baptist Britanik

Për një efekt të shpejtë, ngadalësoni ritmin.—Lily Tomlin (lindur v.1939), Komedian amerikan, shkrimtar dhe producent.

Nuk ka kuptim të shqetësohesh për gjëra mbi të cilat nuk ke kontroll, sepse s’mund të bësh asgjë për to. Po për gjërat mbi të cilat ke kontroll përse shqetësoheni? Shqetësimi ju bllokon së vepruari.—Wayne Dyer (lindur v. 1940), autor amerikan dhe orator motivues

  1. Shënim: Ulçërat e stomakut shkaktohen nga arsye të ndryshme përfshirë bakterin H. pylorin ose përdorimi i tepërt i qetësuesve. Stresi mund të jetë një faktor tjetër shtesë.
  2. Shih Gjoni 6:16-2.
  3. Shih Gjoni 14:27.
  4. Filipianëve 4:6-7
  5. Shih Veprat e Apostujve 16:23-34.
  6. Shih Aktet kapitulli 27.