Liza ishte shoqja e ngushtë e mamit. E njihja nga klubi i tenisit ku punoja pas shkolle dhe në fundjavë. Ajo bisedonte me mua si një shoqe, gjë për të cilën e vlerësoja shumë.

Nga fundi i viteve 60 fillova të ndryshoj. Nga një fëmijë i mbyllur, i turpshëm i shtresës së mesme u shndrrova në një hipi i gjallë dhe kërkues. Gjatë njërit prej kërkimeve të mia për të gjetur kuptimin e jetës, vizitova të gjithë ata që kishin patur tek unë një ndikim pozitiv. Sigurisht që Liza ishte një prej tyre. Kur trokita në derën e tyre pa i lajmëruar, ajo dhe bashkëshorti i saj, “Gjoni i Madh”, e pritën të njohurën e tyre pa paragjykime, pavarësisht pamjes dhe veshjes së saj. Ata më dëgjonin ndërsa u prezantoja gjithë idetë dhe teoritë e mia të pazakonta. Nuk e di nëse ata rrotullonin sytë apo i bënin shenja njëri-tjetrit, por unë nuk i vura re.

Fatmirësisht, më në fund gjeta atë që po kërkoja. Një mik më tha se kishe pranuar Jezusin si Shpëtimtarin e tij, dhe ashtu bëra edhe unë. Pastaj vendosa të bashkohem me një mision për të rinjtë në Zelandën e Re dhe Australi. Ndërsa bëhesha gati, dëgjova se Liza po vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe nuk pritej të jetonte shumë gjatë. Bashkë me nënën time vendosëm t’i bënim një vizitë.

E shtrirë në shtratin e saj, me të ëmën dhe bashkëshortin pranë, Liza më dëgjonte ndërsa i tregoja se çfarë kishte ndodhur në jetën time që nga takimi ynë i fundit. Ajo u mahnit nga fakti se si dikush mund të ndryshojë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër—nga një djalëi i ri e i “mirë” në një hipi të çuditshëm dhe më pas në një vullnetar Kristian larg vendit të tij.

Kur Liza filloi të dukej e lodhur, kuptova se duhet të largoheshim. E pyeta Lizën nëse dëshironte të bënte një lutje me mua dhe pas një heshtjeje të gjatë, pranoi. U ula në gjunjë pranë saj, i kapa dorën dhe të dyja mbyllëm sytë. Në fillim ndjeva që na u bashkua dora e nënës sime, më pas ajo e nënës së Lizës dhe në fund edhe e Gjonit të Madh. Të gjithë përsëritën lutjen e thjeshtë të shpëtimit duke pranuar Jezusin në zemrat e tyre.

Liza jetoi edhe për disa muaj të tjerë, një kohë gjatë së cilës lexoi Biblën plot entuziazëm dhe u mbush plot me gëzim dhe besim. Ajo ishte një artiste e talentuar dhe vazhdoi të pikturonte deri nga fundi i jetës së saj. Të ardhurat nga shitjet e pikturave të fundit shkuan për themelimin e një programi vullnetar në Zelandën e Re, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Parajsa është një vend ku jetojnë ata që ti ke ftuar të jenë atje me ty. Mezi po pres të të takoj Liza!