“A ke një minutë për të biseduar?” Kam diçka të rëndësishme!”—tha djaloshi i ri që m’u afrua duke buzëqeshur. Të flasësh me mua? Përse? Duhet ta pranoj që dukej miqësor, por çfarëdo që të donte, nuk isha në humorin e duhur. Papritur vura re se kishte një Bibël dhe mendova se e kuptova: Ai po përpiqej të ndryshonte njerëzit dhe shpresonte që unë të isha viktima e tij e rradhës. Në asnjë mënyrë! Unë jo!

E vështrova plot mosbesim. Çfarë mund të kishte ai që më nevojitej mua! A e kishte lexuar Librin Tibetian të të Vdekurve, si unë? A kishte studiuar ai meditim dhe joga, siç kisha studiuar unë? Unë madje kisha përvojë në përdorimin e substancave psikoaktive. Jo, ky njeri nuk do të mund të më ndriçonte më shumë mendjen.

“A e di se Zoti kujdeset për ty?”—më pyeti i riu.

“Sigurisht që e njoh Zotin.”—u përgjigja me ashpërsi. “Unë jam Zot dhe po ashtu edhe ti! Çdokush është Zot. Ne jemi të gjithë pjesë e universit të madh kozmik!”

Për një moment u duk konfuz, por më pas buzëqeshi. “Atë nuk e di miku im. Ti nuk ngjan shumë me Zotin!”

Ngrita sytë sipër dhe u largova.

Puna është se ai kishte të drejtë. Nuk ngjaja fara me Zotin.

Shëtita gjithë botën për vite me rradhë në kërkim të një përgjigjeje, derisa gjatë vetmisë dhe konfuzionit tim dëgjova një zë: “Mos ki frikë. Jam me ty. Mos e humb sepse Unë jam Zoti yt!” 1

Duke kaluar në një qytet tjetër takova një djalë tjetër të ri. Edhe ai kishte një buzëqeshje në fytyrë.

“A e di se Zoti kujdeset për ty?”

Por tani kisha ndryshuar sjellje. “Të lutem më trego më shumë!”

Kjo ndodhi para dyzetë vitesh dhe që atëherë Ai nuk më ka braktisur kurrë.

  1. Isaia 41:10