A jeni simpatizuar ndonjëherë me Ebenezer Scrooge dhe Grinçin kur afrohet sezoni i Krishtlindjes? Apo ndoshta jo deri në atë ekstrem, por ndoshta nuk keni ndier kurrë ngrohtësinë që kanë ndier të tjerët? Dhe do t’ju pëlqente të zbulonit si të kaloni një Krishtlindje më të mirë këtë vit?

Disa vite më parë, po punoja një artikull Krishtlindjeje për një faqe fëmijësh në internet dhe hasa këtë informacion befasues: “Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Krishtlindja [në Amerikën Veriore] thuajse ishte venitur. Gazeta The Times, për shembull, s’e përmendi asnjëherë Krishtlindjen mes viteve 1790 dhe 1835.”

Plot kureshtje, pyeta Google-n pse festimet e Krishtlindjes thuajse u zhdukën gjatë asaj periudhe në historinë e Amerikës. Doli se shumë kolonë amerikanë të viteve 1600 ishin puritanë, një grup shumë i rreptë protestantësh që besonin se Krishtlindja ishte një festë katolike dhe prandaj, nuk duhet të festohej. Dhe në 200 vitet e ardhshme, deri në fillim të shekullit XX, Krishtlindja nuk festohej nga shumica e njerëzve në Amerikë dhe nëse festohej, bëhej në fshehtësi.

Nuk e festonte as Oliver Kromuelli i Anglisë. Edhe pse në vitin 1660, dy vite pas vdekjes së Kromuellit, Krishtlindja u lejua përsëri si festë.  Sigurisht që, nga mesi i viteve 1600 deri në fund të shekullit të XVIII, pothuajse 150 vite, festimet e Krishtlindjes nuk ishin aspak siç i festojmë sot. Shumë prej traditave të festave që festojmë sot janë përqafuar gjatë epokës viktoriane. Çfarë ndryshoi? Ndryshimi pati shumë të bënte me një histori Krishtlindjeje.

Në 1843, novelisti britanik Charles Dickens (1812–1870) shkroi A Christmas Carol (Një Këngë Krishtlindjeje). Përveç historisë së Krishtlindjes së parë, është me shumë gjasa një nga historitë më të njohura popullore të historive të Krishtlindjeve të të gjithë kohërave. Në këtë novelë, Charles Dickens idealizoi një lloj të caktuar të Krishtlindjes ku ne tani bazojmë shumë nga perceptimet tona të Krishtlindjes. Ju mund të mendoni se duke shkruar një përshkrim kaq të mrekullueshëm të Krishtlindjes siç festohej nga familja e Timit të vogël, kjo ishte mënyra se si shumica e Anglisë e festonte Krishtlindjen, me pemën, këngët e Krishtlindjes, darkën, të qenit së bashku me familjen, dhënia e dhuratave. Por jo në të vërtetë. Të paktën, jo në këtë periudhë.

“Kur ne lexojmë apo dëgjojmë Një Këngë Krishtlindjeje,” thotë Bruce Forbes 1 në një intervistë me një program rajonal radioje, “ne shohim një pasqyrim të asaj çka ishte Krishtlindja në kohën e tij; ne po shohim si do t’i pëlqente Dickens-it të ishte Krishtlindja.”

Në fillim të shekullit të XIX, “Kishte shumë papunësi,” thotë John Jordan një studiues i Dickens-it. “Kishte mjerim, dhe [Dickens-i] e pa Krishtlindjen si diçka që kishte tendencën të funksiononte si një lloj kundërforce ndaj efekteve negative të revolucionit industrial.” Pra, shumë falënderime i shkojnë Charles Dickens-it që pa disi më tej mënyrën si festohej Krishtlindja në atë periudhë dhe duke krijuar vizionin e diçkaje më të mirë.

Kemi ecur në një rreth vicioz; do të më pëlqente të thosha është se nuk të ndalon gjë të krijosh traditat e tua të Krishtlindjes, në mënyrë që të kenë një kuptim të veçantë për ty.

Kur isha fëmijë, kisha ndjenja si të Scrooge-it kur vinte puna te pushimet e Krishtlindjes. Megjithatë, në vitet e fundit, kam filluar ta shijoj Krishtlindjen dhe mendoj se kjo ka të bëjë me krijimin e traditave të reja të Krishtlindjes për veten, apo duke i kujtuar vetes kuptimin e traditave të vjetra. Kam arritur në përfundimin se traditat janë më të bukura, kur zhvillohen për të festuar diçka që nuk duhet harruar dhe e cila duhet absolutisht të festohet.

Ja tre pyetje që mund t’ju ndihmojnë të gjeni dhe krijoni traditat e Krishtlindjes që doni. Traditat madje mund të jenë edhe gjëra që keni bërë në të kaluarën, por për të cilën mund t’ju duhet një perspektivë ndryshe, ose një pasion i përtërirë pse po i bën ato.

S’keni pse të ndiheni të lidhur me mënyrën sesi e kanë festuar të tjerët në të kaluarën, sepse, të paktën për mua, tradita e Krishtlindjes duhet të jetë ruhet për të festuar dashurinë. Për mendimin tim, ky është vërtet testi i vetëm që tradita juaj e re e Krishtlindjes duhet të kalojë.

Kë dua unë?

Shkruaj një listë të personave që do të thonë shumë për ty. Festoni dashurinë tuaj duke bërë diçka me ta ose për ta, diçka që do të thotë shumë për ta. Ju mund të vendosni të lexoni një libër së bashku gjatë sezonit të Krishtlindjes si një mjet për të festuar faktin e të qenit së bashku. Ose vendosni për një listë të gjërave që duhen bërë së bashku në çdo ditë deri në Krishtlindje. Ose kushtojini një njeriu të dashur një citim, këngë apo dhurata të vogla të lezetshme ose absurde, që reflektojnë se kush janë.

Pa rregulla; thjesht bëjini të dashurit tuaj të ndjehen të dashur. Dhe kjo do të thotë diçka të ndryshme për secilin person. Kështu që, lëreni notepad-in mënjanë dhe filloni t’i hidhni ndjenjat në letër.

Kë dëshiron Jezusi të duam?

Ne e dimë që Jezusi i do të gjithë dhe është e thjeshtë të përqendrohesh te njerëzit shumë, shumë larg që Jezusi do, sepse nëse janë 8,000 km larg, ata janë pak larg që t’i arrini personalisht. Kështu që unë nuk do të flas për njerëzit që ndodhen super larg, por për njerëzit më afër, në zyrën, shkollën apo lagjen tuaj?

Janë mundësitë rresht këtë vit që ju t’i  tregoni dashurinë të tjerëve? Merrni në konsideratë mundësinë të thoni po. Dhe jo thjesht me mendje, atë pjesë që e kupton racionalisht se Jezusi i do të tjerët. Por edhe në zemrën tuaj, në atë vend ku ju e dini se duke vepruar kështu do të nevojitet që të dilni jashtë zonës suaj të rehatisë.

Si ta festoj dashurinë? 

Kohët e fundit kam blerë një libër për krijimin e lodrave për fëmijë dhe ka një seksion me gjëra Krishtlindjeje për të krijuar: sëndukë druri, ushtarë lodrash të pikturuar, krahë engjëlli, etj. Unë do të provoj të krijoj me duart e mia qeset e letrës së zbukuruara, që shërbejnë si një alternativë për çorapet e Krishtlindjeve. Gjatë gjithë sezonit, do të shkruaj letra dhe do të zhbiroj vërdallë për dhurata të vogla për nipërit e mi dhe do t’i vendos në çantat e tyre me emrin e tyre të shënuar sipër.

Këto ide mund të duken të zakonshme, por gjërat kanë filluar të ndihen të shenjta gjatë Krishtlindjes. Mendoj se ndodh kështu ngaqë në çdo aktivitet që unë përfshihem, çdo tepsi biskotash që pjek, çdo mbrëmje që vendos të kaloj me të dashurit e mi, e di që e bëj (ose përpiqem ta bëj) për shkak të kësaj gjëje hyjnore që quhet dashuri.

Vendosni gjëra të mrekullueshme që t’i bëni me njerëzit e dashur; mbushini veprimet tuaja me dashuri dhe ju do të keni traditën më të mirë të Krishtlindjes në botë.

Më pëlqen ideja që për një kohë shumë  të gjatë, kaq shumë njerëz në mbarë botën janë mbledhur dhe kanë bërë diçka për të festuar në një mënyrë të veçantë një ngjarje ose ide të caktuar. Atëherë, traditat janë në formën e tyre më të mirë, kur mbahen për të kujtuar diçka që s’duhet të harrohet, por mënyra si bëhet duhet të jetë ndryshe nga çdo gjë që është bërë deri më tani. Pra, le të bëhemi krijues!

Nëse ideja e Krishtlindjes ndihet mjaft e shterur dhe jashtë mode, shpresoj se do të mendoni për atë djalë i cili imagjinoi një Krishtlindje më të mirë dhe se si mund të krijoni një Krishtlindje më të mirë për veten.

  1. Bruce Forbes është kryetari i departamentit të studimeve fetare në Morningside College në Sioux City, Iowa.