Një herë, mora pjesë në një mbledhje ku një djalë 16 vjeçar këndoi disa këngë ungjillore, dhe ndërsa këndonte fytyra i shkëlqente nga gëzimi. Më vonë mësova se ishte rritur në një ambient të tmerrshëm shtëpiak. Që nga mosha 12 vjeçare, ishte detyruar të vidhte për të mbajtur familjen, dhe brenda një viti ai vidhte gjithashtu për të plotësuar nevojat e tij të drogimit, drejt të cilave e kishte çuar jeta e krimit. Ai ishte arrestuar dhe kishte kaluar vite duke hyrë e dalë nga qëndrat e riedukimit të të rinjve. Por një ditë, disa të rinj e takuan në rrugë dhe e bindën të pranonte Jezusin, e si pasojë, jeta e tij ndryshoi tërësisht.

Si u bë ai transformim? Bibla thotë, “Të gjithë ne që e kemi hequr atë perde mund të shohim dhe të pasqyrojmë lavdinë e Zotit. Dhe Zoti—që është Shpirti i Shenjtë—na bën gjithmonë e më shumë si veten duke qenë se jemi shëndrruar në imazhin e tij të lavdishëm. 1 Transformimi bëhet duke parë Jezusin. Shumë njerëz përpiqen të transformojnë jetët e tyre me forcën dhe vullnetin njerëzor, por me përpjekjet personale ata nuk mund të provojnë kurrë atë lloj transformimi që provoi djaloshi—kurrë! Ajo mund të ndodhë vetëm nëse vështrojmë Jezusin.

Jezusi ka thënë, “Qëndroni me Mua, dhe më lejoni Mua të qëndroj me ju.” 2 Ky është sekreti i jetës së transformuar: Jezusi që qëndron me ju dhe jeton jetën e Tij nëpërmjet jush. Ai do të bëjë transformimin dhe do të ndryshojë jetën tuaj për mirë nëse ju i jepni Atij mundësinë!

  1. Shih 2 Corintat 3:18 NLT
  2. Gjoni 15:4