Fjala Ime është si drita e një fari, që ndriçon në errësirë për të udhëhequr anijet nëpër detin ndonjëherë të errët dhe të stuhishëm të jetës dhe drejt portit Tim të sigurt. E vendosa në breg të detit, përballë detit, që ta shohin dritën e tij sa më shumë persona që munden dhe të tërhiqen drejt Meje.

Ti je si një kapiten deti që drejton anijen e tij nëpër ujëra të ashpra në një natë të errët. Po të mos kishe kurrfarë drite, nuk do ta shihje bregun, dhe anija jote do të përplasej me shkëmbinjtë dhe do të humbiste. Por për shkak se Unë ju dua, e dërgoj Fjalën Time si rrezja e madhe e një fari për t’ju ndihmuar të gjeni drejtimin tuaj. Drita Ime ndriçon rreziqet dhe tregon rrugën për në shtëpi.

Fjala Ime është një llambë për këmbët tuaja dhe një dritë për shtigjet tuaja 1. Shikoni në të për dritë dhe udhëzime, që të mund të arrini të sigurt në port pa marrë parasysh se sa e errët është nata apo sa intensive është stuhia.

  1. Psalmet 119:105