Për çdo gjë negative që i themi vetes, Zoti na ka dhënë përgjigjet e Tij pozitive në Bibël.

Ti thua: “Është e pamundur.”

Zoti thotë: “Për Mua çdo gjë është e mundur” (Mateu 19:26).

Ti thua: “Jam shumë i lodhur.”

Zoti thotë: “Unë do t’ju jap çlodhje” (Mateu 11:28–30).

Ti thua: “Askush nuk më do vërtet.”

Zoti thotë: “Unë të dua” (Gjoni 3:16 dhe 13:34).

Ti thua: “Nuk mund të vazhdoj më.”

Zoti thotë: “Hiri Im të mjafton dhe Unë do të jem gjithmonë pranë teje për të të ndihmuar” (2 Korintasve 12:9 dhe Psalmi 91:15).

Ti thua: “Nuk di ç’të bëj.”

Zoti thotë: “Unë do të të drejtoj hapat” (Fjalët e Urta 3:5–6).

Ti thua: “Nuk mund ta bëj këtë.”

Zoti thotë: “Nuk ke pse ta bësh ti. Do ta bëj Unë” (2 Kronikave 20:17).

Ti thua: “Nuk ia vlen.”

Zoti thotë: “Do t’ia vlejë” (Romakëve 8:18).

Ti thua: “Nuk mund ta fal veten.”

Zoti thotë: “Unë të fal” (1 Gjonit 1:9 dhe Romakëve 8:1).

Ti thua: “Nuk ia dal.”

Zoti thotë: “Unë do të plotësoj çdo nevojë tënden” (Filipianëve 4:19).

Ti thua: “Nuk jam i aftë.”

Zoti thotë: “Me ndihmën Time mund ta bësh” (Filipianëve 4:13 dhe 2 Korintasve 3:5).

Ti thua: “Kam frikë.”

Zoti thotë: “Mos ki frikë, sepse Unë jam me ty” (Jeremia 42:11).

Ti thua: “Jam gjithmonë i shqetësuar dhe i dëshpëruar.”

Zoti thotë: “M’i besoni të gjitha shqetësimet tuaja” (1 Pjetrit 5:7).

Ti thua: “Nuk kam besim të mjaftueshëm.”

Zoti thotë: “Secilit i kam dhënë një masë besimi” (Romakëve 12:3).

Ti thua: “Nuk jam aq i zgjuar sa duhet.”

Zoti thotë: “Unë të jap urtësi” (Jakobi 1:5 dhe 1 Korintasve 1:30).

Ti thua: “Ndihem krejt vetëm.”

Zoti thotë: “Nuk do të të lë kurrë dhe nuk do të të braktis” (Hebrenjve 13:5).