Unë ju kam quajtur miqtë e Mi dhe ju kam caktuar të doni njëri-tjetrin ashtu siç ju kam dashur Unë (Gjoni 15:12–15). Dashuria që ndërton miqësi dhe krijon bashkësi kultivohet përmes veprimeve të tua të përditshme. Ajo shfaqet në kujdesin tënd të sinqertë për të tjerët dhe në gatishmërinë për të dhënë nga vetja, duke qenë mik, shoqërues dhe një vesh që dëgjon. Do të thotë të gjesh kohë për të ecur përkrah dikujt që po kalon një periudhë vetmie ose pikëllimi, t’i inkurajosh të tjerët në kohën e nevojës dhe t’i ndihmosh të mbajnë barrët e tyre.
Ti mund ta pasqyrosh dashurinë Time te të tjerët përmes veprave të mirësisë dhe kujdesit, duke i ndihmuar të mbajnë ngarkesat e tyre dhe duke treguar konsideratë e vëmendje. Gjej kohë t’i vësh re njerëzit që të rrethojnë dhe t’i vlerësosh. Ofruo fjalë inkurajimi dhe shprese. Kërko mënyra për t’ua bërë ditën pak më të ndritur, më plot shpresë, më pak të ngarkuar dhe më të lehtë për ta përballuar.
Ka një gëzim të veçantë që vjen kur i vendos të tjerët dhe nevojat e tyre përpara të tuave. Veprat e mira dhe të dashura nuk u sjellin dobi vetëm atyre që i marrin, por edhe ty. Gëzimi që lind nga kujdesi dhe bujaria sjell një ndjenjë të thellë përmbushjeje dhe qëllimi. Kur bën diçka të mirë dhe me dashuri për dikë tjetër, edhe ti bekohesh. Ndërsa u jep të tjerëve nga ajo që ke marrë, Unë kam premtuar se do të derdh mbi ty bekimet e Mia me bollëk, derisa të teprojnë (Luka 6:38).
