Gur gur bëhet kala

Një nga pyetjet që të fut në mendime, është “Ç’lidhje ka Zoti me kohën?”

Bibla bën më të mirën të na japë perspektivën e Zotit. “Por, shumë të dashur, mos harroni këtë gjë: se për Zotin një ditë është si një mijë vjet,” shpjegon ai , “dhe një mijë vjet si një ditë.”1 Marrëdhënia jonë me kohën duket se është shumë më e thjeshtë, por e vërteta është se ne ende nuk e kemi kuptuar.

Kohët e fundit, vajza ime mbushi pesë vjeçe, disa javë pas ditëlindjes së parë të djalit tim. Sa e bukur ishte pritja dhe entuziazmi kur ajo fillimisht numëronte ditët për ditën e madhe të vëllait të saj, dhe më pas filloi të priste me padurim të sajën! Sigurisht që, të paktën në atë moshë, ditëlindjet janë ditët më emocionuese dhe të mrekullueshme të vitit; por edhe pse ajo nuk e kuptonte këtë, ishte progresi i saj i përditshëm drejt qëllimeve të tjera më pak madhështore, si për shembull, leximi, që do të ndikojë shumë për të formësuar dhe ndryshuar jetën e saj.

Zoti nuk i projektoi jetët tona të kapërcejë nga një moment i madh dhe i rëndësishëm në një tjetër moment tjetër të madh dhe të rëndësishëm. Në fakt, shumë prej nesh nuk kalojnë shumë shpesh situata që të ndryshojnë jetën. Karakteri dhe cilësia e jetës sonë gdhendet nga momentet e vogla. Çdo ditë ne shtrojmë një shtresë tjetër tullash në themelet që do të jenë jeta jonë.

Fatkeqësisht, është shumë e natyrshme të biesh pre e rutinës dhe të mësosh mënyrën se si bëhen gjërat. Dhe të mos i kushtosh më vëmendje momenteve të vogla sepse ato duken shumë “të vogla”. Por në realitet, këto janë momentet që përbëjnë jetën tonë, që krijojnë të ardhmen tonë, që i japin formë marrëdhënieve tona.

Nocioni i vetëdijes është bërë një temë e njohur, vazhdimisht në rritje, ndërkohë që gjithmonë e më shumë njerëz kuptojnë se ata duan të jetojnë çdo moment të plotë dhe të përqafojnë nocionet e të kushtuarit të vëmendjes, duke bërë pak gjëra njëkohësisht, por duke i bërë mirë ato, dhe të jetosh momentin.

Nëse kemi një përqasje “ditë-pas-dite” për gjithçka në jetët tona, ne do t’i zgjedhim tullat tona me kujdes dhe do t’i vendosim ato në mënyrë strategjike, për të lënë kohë për Atin tonë. “Shikoni zogjtë e qiellit!”[[Mateu 6:26]] tha Jezusi. “Shikoni si rriten zambakët e fushave,”2 Këmbënguli ai.Mos u shqetësoni për të nesërmen.”[[Mateu 6:25]] Ai mund të kishte shtuar, “Jeto momentin.”

  1. 2 Pjetrit 3:8
  2. Mateu 6:28