Unë jam i famshmi i Zotit

Vajza ime Kristen është e famshme. Ka qenë qëkur ka lindur. Unë dhe gruaja ime ndjekim çdo lëvizje të saj dhe dokumentojmë humorin, fytyrën dhe veprimet e saj. Ne flasim shumë për të dhe ndajmë histori rreth zakoneve të saj të çuditshme apo shijeve më të fundit. I japim asaj mbështetje dhe përkujdes, dhe bëjmë më të mirën tonë ta mbrojmë nga lëndimet. Ajo ka gjithë vëmendjen tonë, madje, edhe në mes të natës, dhe presim me padurim të shohim çfarë do të bëjë ditën tjetër.  E qeshura e saj na bën gjithmonë të buzëqeshim, kurse lotët e saj na shtyn t’u gjejmë një zgjidhje situatave. Për ne, ajo është më e mira.

Megjithatë, Kristeni ka momentet e saj, për shembull, zënkat për vaktet dhe gjumin, si dhe qejfin për të prekur objekte të ndaluara. E kemi mësuar që t’i thotë kërkesat e saj në mënyrë të qartë, në vend që thjesht të bërtasë, që ta shpërblejmë për progresin që ka bërë dhe ndonjëherë ta penalizojmë për gabimet. Ajo nuk është e përsosur, por është e jona dhe e adhurojmë.

Dhe e dini çfarë? Unë jam i famshmi i Zotit. Kështu me të meta si jam, i sjell gëzim zemrës së Atit të Tij. Ai më ndjek në çdo lëvizje dhe pëlqen të shohë çdo të bëj tjetër. Ai më dërgon mesazhe inkurajuese përmes Fjalës së Tij dhe më mbron kur dal në botën e madhe. Ai është i drejtë dhe më mëson përmes zgjedhjeve të mia dhe më tregon pasojat.1 Me sakrificën e Tij, Ai më ka dhënë një dashuri të pafundme dhe Ai është i lirë të dëgjojë kërkesat e mia në çdo vend e në çdo kohë.2 Shpërblimet që Ai ofron janë të çmuara dhe të përjetshme, e besofshi apo jo, unë jam fëmija i Tij i preferuar. Po ashtu edhe ti.3

Në një botë të mbushur me mënyra për të qëndruar “pranë” atyre që na interesojnë dhe për të cilët përkujdesemi, është ngushëlluese të dish se Zoti nuk ka nevojë për rrjete sociale, për artikuj revistash, nuk ka nevojë të kontrollojë statusin për të na kuptuar. Ai na njihte edhe para se të ngjizeshim, dhe do të na mbajë afër Tij përgjithmonë. Ne jemi të veçantë për Të dhe Ai ka një plan për ne. Siç vajza ime më ngroh zemrën sa herë që më quan “Babi!”, po ashtu preket zemra e Atit tonë kur ne i drejtohemi Atij.4 Pavarësisht nëse ndiheni i vlerësuar apo jo, për të, ti je më i miri!

  1. Shih Fjalët e Urta 3:11–12.
  2. Shih Luka 12:29–31; Mateu 7:11.
  3. Shih 2 e Korintasve 6:18.
  4. Shih Galatians 4:5-7.