Kur isha femijë, në fermën në Pleasant Hill, në New York kishim gjithmonë një numër të madh pulash që endeshin vërdallë duke kërkuar krimba dhe insekte, duke gërrmuar tokën për fara dhe duke bërë një jetë të qetë e të lumtur. Kjo është një nga arsyet se pavarësisht buxhetit të ulët për ushqim, unë ende blej vezë nga pulat që ushqehen në natyrë. Mendoj se pulat e lumtura bëjnë vezë më të mira.

Një gjë që vura re kur isha e vogël, ishte ekzistenca e një rendi çukitjeje mes pulave. Shumica e pulave janë të  shoqërueshme, krijesa të urta që shohin punën e tyre. Por disa pula vrapojnë vërdallë   duke treguar kraharorin me krenari, duke u sjellë si shefe ndaj të tjerave, duke shkulur puplat e tyre. Në dukje, ngjan si një sjellje e çuditshme dhe argëtuese.

Më kujtohet kur shihja disa pula që vraponin pas të tjerave dhe shkulnin puplat e tyre me aq krenari. Ato me siguri mendonin se po u percillnin një mesazh pulave të tjera. Ndoshta pula që pickonte po përpiqej t’u tregonte të tjerave se ajo që po pickohej kishte një mbivlerësim për veten dhe i duhej treguar se nuk ishte aq e mençur dhe e rëndësishme sa ajo mendonte. Ndoshta pulat janë më pak të prirura të mëkatojnë me gjuhën e tyre dhe më të prirura të mëkatojnë me sqepin e tyre.

Për çudi, shkulja e puplave u bë një sfidë e egër. Rregulli i artë u përsërit shumë herë por në krah të kundërt; ajo që ato u bënin të tjerave tashmë po u bëhej atyre. Sa më shumë që ato pickonin pulat e tjera aq më shumë pickoheshin nga to. Dhe në fund, disa nga pulat e bukura të fermës sonë dukeshin qesharake.

Fermerët e pulave debatuan mbi çështjen e shkuljes së puplave.  Ata të gjithë e dinë që kjo përbën problem, por nuk kanë  zgjidhje tjetër përveçse të përpiqen t’i ndajnë pulat puplashkulëse para se problemi të përhapet më gjerë. Një shpjegim i arsyeshëm lidhet me mënyrën e ushqyerjes dhe mungesës së vitaminave, pasi pulat e ushqyera më mirë janë më pak të prirura të ngacmojnë. Në fermën tonë pulat më ngamuese shpesh bëheshin pjesë e tryezave të së dielave në vend që të ishin pjesë e fermës.

Unë, si fëmijë i ndrojtur, shihja pulat dhe mësova shumë herët se mbrojtja më e mirë ishte mospërfshirja. Në çdo situatë që ndodhesha, mësova ta shmangia shkuljen e puplave. Ndryshe nga shumë kafshë të tjera garuese që janë pjesë e zinxhirit ushqimor, të cilat mendojnë se duhet të hanë dhe të hahen, kuptova se të shkulurit e puplave ishte një sjellje vetëshkatërruese. Më mirë të ishe në fermë e rrethuar nga pula të tjera sesa në tigan.

Jezusi e ka thënë shumë bukur në Predikimin në mal: “Të duruarit të fituari”, ndaj ata duhet të jenë trashëgimtarët e botës” 1 . Apo siç do shpreheshin fermerët e pulave, ata duhet të jenë trashëgimtarët e fermës”.

  1. Mateu 5:5