Nuk mund ta harroj kurrë ditën kur më lindi vetëdija si realitet, fakt se premtimet e Biblës janë praktike, se ato mund të zbatohen për nevojat e mia të përditshme. Ishte një zbulesë për mua që Zoti donte të thoshte pikërisht atë që Ai tha në premtimet e shumta të dhëna në Fjalën e Tij dhe se unë mund të vendosja besimin tim në to dhe t’i besoja Atij për t’i përmbushur ato.

Fjala e Perëndisë thotë se na janë dhënë “premtime jashtëzakonisht të mëdha dhe të çmuara”, që përmes tyre të mund të jemi “pjesëmarrës të natyrës hyjnore” 1. Por më parë, për shkak të kuptimit tim të kufizuar, për mua ato premtime ishin vetëm gjuhë e bukur e shkrimeve të shenjta, që kurrë nuk duhej të merreshin seriozisht ose të zbatoheshin praktikisht.

Fjala e Zotit të Plotfuqishëm është e vërtetë dhe e besueshme. Kur e mësova për herë të parë këtë, kuptova se Bibla nuk kishte qenë kurrë një gjë e gjallë, jetësore për mua, por më tepër një lloj kombinimi i besimeve, doktrinave, thënieve të mençura dhe bojës së printerit. Nuk e kisha njohur fuqinë në Fjalën e Zotit.

Gjithë jetën time e kisha konsideruar veten të krishterë, por kurrë nuk e kisha besuar vërtet Fjalën e Zotit, as nuk e kisha takuar personalisht Krishtin. Ishte përmes një trakti të vogël ungjillor që pata atë përvojë të lavdishme. Krishti erdhi në jetën time për të kënaqur plotësisht. Iku mosbesimi im dhe ndjenja shoqëruese e kotësisë dhe zhgënjimit në jetë. Në shpirtin tim lindi diçka që nuk ka ndryshuar kurrë që nga ajo ditë e tutje: një besim i qëndrueshëm dhe i palëkundur në Fjalën e Zotit.

“Jezu Krishti është i njëjtë dje, sot dhe përgjithmonë” 2. Atë që ai ka premtuar, ai është gjithashtu në gjendje ta bëjë 3!

  1. 2 Pjetrit 1:4
  2. Hebrenjve 13:8
  3. Romakëve 4:21