“I shtrenjti im më foli dhe më tha: ‘Ngrihu e dashur, bukuroshja ime, eja me mua.’” —Kënga e Solomonit 2:10

Marta ishte dikush që mori një mësim nga i cili kuptoi se paqja dhe frymëzimi që jep Jezusi është aq e rëndësishme sa duhet të qëndrojë mbi gjithçka tjetër. Një herë, kur Jezusi erdhi për vizitë, ajo ishtë shumë e zënë lart e poshtë me detyrat e saj si zonjë shtëpie sa nuk gjeti kohë për Të. —Shih Luka 10:38-42. Ky është një mësim për të gjithë ne.

Zot, më ndihmo të vij te Ti që të kënaqem në shoqërinë Tënde.

Ma vini veshin e ejani tek unë, më dëgjoni e shpirti juaj do të jetojë. —Isaia 55:3 MSG

Nëse vini pranë Zotit, Zoti do të vijë pranë jush. —Jakobi 4:8 NLT

Ashtu si  zogjtë kanë foletë e tyre … dhe drerët shkurret e dendura … ashtu edhe ne duhet të gjejmë një vend çdo ditë … si një strehë në të cilën mund të futemi për t’u gjallëruar dhe për të rigjetur vetveten.—St. Francis de Sales (1567–1622)

Zot, më ndihmo të gjej kohë të vij me qetësi pranë Teje.

Qetësi e shenjtë, qetësi e bekuar,
Siguri e bekuar e shpirtit tim!
Mes detit të stuhishëm, Jezusi me mua bisedon,
Dhe valët gjithë tërbim Ai i ndalon.
Manie P. Ferguson (1850–1932)

Zoti është një Qënie e qetë, dhe jeton në një përjetësi të qetë. Edhe shpirti yt, duhet të bëhet një pellg i vogël e i pastër, ku të pasqyrohet drita e qetë e Zotit.—Gerhard Tersteegen (1697–1769)

Zot, më ndihmo të gjej jo vetëm një vend të qetë, por të gjej qetësinë e brendshme.

[Jezusi] nuk erdhi thjesht për të dhënë bukë; Ai tha: “Unë jam buka.” Ai nuk erdhi thjesht për të bërë dritë; Ai tha: “Unë jam drita.” Ai nuk erdhi thjesht për të treguar derën; Ai tha: “Unë jam dera.” Ai nuk erdhi thjesht për të caktuar një bari; Ai tha: “Unë jam bariu.” Ai nuk erdhi thjesht për të treguar rrugën; Ai tha, “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta.”—J. Sidlow Baxter (1903–1999)

Ai që beson te Biri do të jetojë përjetësisht.—Gjoni 3:36

Ai mund t’i shpëtojë plotësisht ata që nëpërmjet Tij i afrohetn Hyjit.—Hebrenjve 7:25

Kam besim te Ti, Jezus. Shpresoj të të njoh më mirë çdo ditë dhe të përgatitem për të kaluar një jetë me Ty, përgjithmonë.