Sekreti për të krijuar vetëkontroll është t’ia dorëzojmë jetët tona Zotit e të lëmë Shpirtin e Tij të Shenjtë të na udhëheqë mendimet, veprimet dhe jetën tonë. “Mos ndiqni sjelljet dhe zakonet e kësaj bote,” Këshillon Pauli, “por lejoni Zotin t’ju bëjë një tjetër njeri duke ju ndryshuar të menduarit. Atëhere do të mësoni të njihni vullnetin e Zotit për ju, i cili është i mirë, i kënaqshëm dhe i përkryer.” 1

Kjo nuk do të thotë që ne nuk do të provojmë tundim apo të vazhdojmë të punojmë për të kapërcyer zakonet e këqija dhe pikat e dobëta në jetët tona. Duhet të bëjmë pjesën tonë, sigurisht. Duhet të bëjmë pak rezistencë kur tundimi na troket, dhe duhet të punojmë të forcojmë pikat tona të dobëta. Por e vërteta është se, ne të gjithë ndonjëherë biem pre e tundimit, i dorëzohemi dobësive tona, dhe abuzojmë me disa gjëra që do të ishin shumë mirë nëse do të vetëpërmbaheshim. Apostulli Pali do të ketë qenë duke folur për të gjithë ne kur shkroi:

E di që asgjë e mirë nuk jeton brenda meje, dua të them, në natyrën time mëkatare. Dua të bëj atë që duhet por nuk mundem. Dua të bëj atë që është e mirë por nuk e bëj. Nuk dua të bëj atë që është gabim, por e bëj gjithsesi.

Kam zbuluar këtë parim jete—që kur dua të bëj atë që duhet, në mënyrë të pahmangshme bëj atë që është gabim. E dua ligjin e Zotit me gjithë zemër. Por ekziston një tjetër fuqi brenda meje që është në luftë me mendjen time. Kjo fuqi më bën rob të mëkatit që ende ndodhet brenda tek unë.

Oh, ç’njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga kjo jetë që është e dominuar nga mëkati dhe vdekja? 2

Por pastaj Pali e zbuloi përgjigjen:
Falë Zotit! Përgjigja është te Jezu Krishti Zoti ynë. 3

  1. Romakët 12:2
  2. Romakët 7:18-19,20-24
  3. Romakët 7:25