Gjatë një kursi për këshillim që bëra së fundi, shokët e mi të klasës dhe une po studionim temën e mendimit negative. Shumë shpejt u vu re se ky ves i keq pengonte suksesin, kufizonte idetë e shkëlqyera që në fillim dhe ndikonte në reagimet dhe perceptimet tona rreth situatave të ndryshme në jetë.

Negativiteti, duke filluar nga pendimi për mundësitë e humbura e deri te zemërimi, duke u krahasuar në mënyrë të pafavorshme me të tjerët, xhelozia për shprehje të shkurtra si, “Oh, sa I ngathët jam,” “Si munda të jem aq budalla?” apo “Si mundet dikush të më pëlqejë mua?” duket e gjitha shumë e zakonshme. Edhe shokët e mi të klasës që e mbanin veten si pozitivë në përgjithësi pohuan se kanë rënë në të njëjtën grackë.

Vendosa të filloj të ndryshoj mënyrën e të menduarit dhe të bëj një përpjekje të jem vigjilent ndaj mesazheve që më kalojnë në mendje. Këto janë disa nga strategjitë për të cilat kam mësuar dhe jam përpjekur t’i zbatoj:

  • Kur shfaqet një mesazh negativ, zëvendësoje me një pozitiv. “Gëzohu gjithmonë në Zotin. Përsëri po ju them, gëzohuni!” 1
  • Kur përballesh me një pengesë apo lajme të këqija, lutu për zgjidhje dhe mendo të mirën që Zoti mund të sjellë për të dalë edhe nga një situatë e vështirë. “Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Zotin.” 2
  • Kur të gjitha gjërat duket se po shkojnë keq, mbaj mend se, ka gjithmonë një rreze shprese në çdo situatë dhe një dritë në fund të çdo tuneli. “Mund të jem rrëzuar, por do të ngrihem; Mund të jem ulur në errësirë por Zoti është drita ime.” 3
  • Kur shkon për të fjetur apo bën gjimnastikë, në vend që të mendosh negativisht, mendo për të mirat dhe për të gjitha gjërat që të kanë ecur në jetë. “Çdo gjë që është e vërtetë, çdo gjë që është e shkëlqyer, çdo gjë që është e drejtë, çdo gjë që është e pastër, çdo gjë që është e këndshme, çdo gjë që është e admirueshmenëse diçka është e mrekullueshme apo për t’u lavdëruar mendo për të tilla gjëra.” 4
  • Kur ndihesh i tronditur, mbushe mendjen me mendime të mirësisë dhe dashurisë se Zotit kundrejt teje. “Unë i di planet që kam për ju,” pohon Zoti, “plane paqeje dhe jo të së keqes, plane për t‘ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë. ” 5

Edhe pse zhvillimi mund të jetë i ngadaltë ndonjëherë, çdo hap më afron më pranë qëllimit tim, dhe që tani po shikoj pamje të “njeriut të ri brenda meje.”

  1. Filipianëve 4:4
  2. Romakët 8:28
  3. Mikea 7:8
  4. Filipinet 4:8
  5. Jeremia 29:11