—Një përshtatje e Krishtlindjeve nga 1 Korintasve 13

Nëse e zbukuroj shtëpinë time me drita vezulluese të bukura dhe topa të shndritshëm, por nuk tregoj dashuri, jam thjesht një dekoruese si gjithë të tjerët.

Nëse kyçem në kuzhinë duke pjekur biskotat e Krishtlindjeve, duke përgatitur ushqim të shijshëm dhe duke bërë gati një tryezë të këndshme për darkën dhe nuk tregoj dashuri, jam thjesht një kuzhiniere si gjithë të tjerët.

Nëse punoj në menzë për të ushqyer të varfërit, këndoj këngë Krishtlidjesh në një shtëpi të moshuarish dhe jap çdo gjë që kam për bamirësi, por nuk tregoj dashuri, nuk do të më vlente asgjë.

Nëse zbukuroj pemën me engjëj vezullues, me imazhe të flokëve të borës të punuara me grep, shkoj në festa të ndryshme dhe këndoj në kor, por nuk përqëndrohem te Jezusi, e kam humbur thelbin e kësaj feste.

Dashuria e ndërpret gatimin për të përqafuar fëmijën. Dashuria e lë mënjanë dekorimin për të puthur bashkëshortin. Dashuria është e bukur edhe pse ndonjëherë e vështirë dhe e lodhshme. Dashuria nuk është ziliqare për një shtëpi tjetër që ka dekoruar më bukur pjatat e porcelanit me mbulesat e tavolinës së Krishtlindjeve.

Dashuria nuk u bërtet fëmijëve që të largohen, por është e lumtur që ata i zënë rrugën. Dashuria nuk jep vetëm për njerëzit që do të dhurojnë diçka në këmbim, por gëzohet kur u dhuron atyre që nuk munden.

Dashuria i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i reziston gjithçkaje. Dashuria nuk dështon kurrë. DVD-të gërvishten, lodrat harrohen, shallet dhe kapelet humbin, një kompjuter i ri do të bëhet i vjetër, por dhurata e dashurisë reziston gjithmonë.

Ndërsa lodhemi shumë me listën e blerjeve dhe ftesat, në vështirësi edhe nga moti i keq i Dhjetorit, bëjmë mirë të mendojmë se ka njerëz për të cilët ia vlen i gjithë ky mundim dhe ka njerëz për të cilët edhe ne vlejmë njëlloj. Krishtlindjet na tregojnë lidhjet që na bashkojnë me njëri-tjetrin, fijet e dashurisë dhe të përkujdesjes, të endura në mënyrën më të thjeshtë dhe më të fortë brenda familjes.—Donald E. Westlake (1933–2008)

Dhuro një të qeshur,
Dhuro një këngë,
Dhuro dhembshuri,
Që të zgjasë një përjetësi.
Dhuro një fjalë të mirë,
Dhuro ndihmë,
Tregoji fqinjit të mërzitur
Se Jezusi është pranë tij!
Dhuroji një lajm
Një miku të larguar;
Dhuro një lule
Kur merr një libër hua.
Laj enët e darkës,
Ndihmo të pastrosh shtëpinë;
Lutu që dikujt
T’i largosh vetminë!
Dhuro nga vetja,
Dhuro një rreze shpresë;
Ndiz qiririn e besimit
Për ata që s’mund ta gjejnë.
Ngadalë nëpër errësirë,
Ditët e zymta zbukuro
Për të humburit dhe të vetmuarit
GJITHMONË nga vetja dhuro,
—Margaret E. Sangster (1838–1912)