Miku im, mos harro se unë ec gjithmonë me ty në çdo stinë të jetës tënde. Nëse ndodhesh në një periudhë kur ndihesh i vetmuar apo i izoluar, kujto se unë të kuptoj dhe më dhimbset për ty. E di çdo shqetësim dhe frikë me të cilat përballesh, si edhe vetminë, dhimbjen, humbjen, vuajtjen dhe përpjekjet që kalon (Hebrenjve 4:15).

Mund të të ndodhë të ndihesh i vogël ose i parëndësishëm ndonjëherë, e të pyesësh veten si është e mundur që Zoti i gjithësisë të të kuptojë pikërisht ty dhe ato që ti përballon çdo ditë. Por unë të njoh plotësisht dhe di gjithçka për ty, deri te qeliza më e vogël e trurit tënd. Të kam dashur me një dashuri të amshuar dhe të kam afruar me mirësinë time të pashtershme (Jeremia 31:3 NIV).

Do të vijë një moment kur do të shohësh prapa dhe do të dallosh thesaret e fshehura në kohërat e vështira që ke zbuluar në këtë periudhë, dhe si i kam përdorur këto rrethana për të të tërhequr më pranë Meje (Isaia 45:3). Mbaj mend se këto kohë të vështira nuk do zgjasin përgjithmonë, dhe teksa më beson mua çdo barrë që mbart, do të gjesh forcën që të duhet për çdo sfidë përpara (Psalmet 55:22). Unë kam një plan dhe një qëllim për çdo periudhë të jetës tënde—për të të dhënë shpresë dhe për të të afruar gjithnjë e më shumë me qëllimin tënd të përjetshëm bashkë me Mua (Jeremia 29:11 NIV).