Puna dhe jeta jote në tokë janë vetëm një çast në krahasim me përjetësinë e pafund. Qëndrimi yt tokësor është një mundësi për rritje shpirtërore dhe për të bërë zgjedhje që të afrojnë më shumë me Mua. Jeta jote është një udhëtim zhvillimi shpirtëror, që punon për të të formuar sipas shëmbëlltyrës Sime, me një lavdi gjithnjë në rritje (2 Korintasve 3:18 NIV).
Përdor kohën tënde në tokë për të soditur lavdinë Time dhe për t’u rritur në personin që të krijova të jesh për përjetësi. Qëndro në Mua dhe në Fjalën Time (Gjoni 15:7), qëndro besnik në praninë Time nëpërmjet lutjes dhe bashkësisë me Mua, dhe ki kujdes të mos lejojë që gjërat e kësaj bote të ndërhyjnë në ecjen tënde me Mua (1 Gjoni 2:15-16). Ndërsa ushqen vizionin për përjetësinë dhe vetëdijen se veprimet e vendimet e tua kanë pasoja të përhershme, nuk do t’i përshtatesh kësaj bote. Ti do të transformohesh nga Fryma Ime dhe do të mund të dallosh vullnetin Tim të mirë dhe të përsosur (Romakëve 12:2).
Dashuria jote për Mua do të të frymëzojë të afrohesh më shumë Meje, ndërsa lejon që Fjala Ime të banojë më thellë në ty (Kolosianëve 3:16). Kur çdo gjë tjetër të ketë kaluar, Fjala Ime do të mbetet përjetë (Mateu 24:35). Edhe pse kjo botë do të zhduket bashkë me dëshirat e saj, kushdo që kërkon të bëjë vullnetin Tim do të qëndrojë përherë (1 Gjoni 2:17).