Historia e djaloshit që i dha drekën e tij dishepujve për ta ndarë me turmat e tjera, është shumë e njohur. 1

Jezusi mori dy bukët e vogla dhe pesë peshq, bekoi ushqimin që u shtua mrekullisht dhe mijëra njerëz mbetën të kënaqur. Kush ishte djali i vogël? Si quhej? Si quhej nëna e tij e kujdesshme që mundësoi drekën? Këto detaje nuk dihen.

Heronjtë anonimë duke performuar akte të thjeshta mirësie mundësojnë sfondin për shumë mrekulli shpëtimi, shërimi dhe ushqimi. Mendoni pak për ato burra që morën me krevatin e tij shokun e tyre të paralizuar; ata dëshronin shumë që ta sillnin për shërim tek Jezusi, hapën pjesë të tarracës për ta futur në shtëpinë e mbushur plot. 2

Mbajtësit që po ngrinin trupin e djalit të vejushës u ndalën me urdhërin e Jezusit dhe ishin dëshmitarë të mrekullisë së rikthimit në jetë të djalit të ri . 3 Dhe nuk mund të harrojmë miqtë e komandantit që i çuan mesazhin Jezusit, duke u lutur në emër të tij për shërbëtorin e devotshëm të komandantit. Pasi u kthyen, e gjetën shërbëtorin të shëruar. 4

Këta individë të thjeshtë treguan mirësi, shpesh më tepër sesa e kishin për detyrë. Nuk ka të dhëna për falenderimet apo shpërblimet që morën. Mirësia e tyre buronte nga zemra.

Ju me siguri e keni kuptuar temën për ushtrimin e këtij numri: Vendosi si qëllim vetes javën e ardhshme të bësh një mirësi për dikë – një koleg, një mik, një familjar apo një të panjohur – pa i treguar askujt se çfarë ke bërë dhe pa pritur gjë në këmbim. Dhe akoma më mirë, përpiqu ta bësh këtë gjë çdo javë. Mund të mos shihni një mrekulli të jashtëzakonshme, por do të keni sjellë buzëqeshje tek dikush tjetër.

  1. Shih Gjoni 4:1–3
  2. Shih Luka 5:18–25
  3. Shih Luka 7:11–15
  4. Shih Luka 7:1–10.