Të gjitha punët që Jezusi bëri në tokë duhet të kenë qenë shumë të rëndësishme për Birin e Perëndisë që të zbriste dhe t’i kryente ato. Por kur ti shikon ato gjëra shumë të rëndësishme, kupton se jo të gjitha do të quheshin “spektakolare” nga njerëzit. Shumë prej gjërave që Ai bëri – transformimet shpirtërore – patën pak ose aspak bujë. Shumë prej tyre, si dëmshia e Nikodemit, 1 apo falja e mëkateve të gruas së pamoralshme, 2 ose takimi i Tij me gruan te pusi, 3 nuk është se i mahnitën njerëzit.

Rastet më të dukshme ku ai mësoi dhe shëroi turma të mëdha kishin vendin dhe kohen e tyre, si për shembull kur Ai ushqeu pesë mijë vetë. 4 Por Ai ia kushtoi kohën dhe vëmendjen e Tij edhe atyre momenteve kur Ai u lidh shpirtërisht me një njeri apo me një grup të vogël njerëzish.

Në Bibël ka disa mrekulli personale që Jezusi bëri në shpirtrat e njerëzve, të cilat ndryshuan jetën e tyre. Këto mrekulli nuk kërkonin shumë kohë, materiale apo përpjekje. Ai ishte atje ku nevojitej në momentin e duhur, dhe ishte besnik për të dhuruar të vërtetën, dashuri, mëshirë, dhe falje. Të gjallëronte një zemër të thyer, një mendje të turbullt apo një shpirt të përhumbur. Dhurata e Tij ishte dashuria e Tij pa kushte që falte shpresë, dritë dhe sinqeritet.

Nëse ndjekim shembuillin e Tij duke u dhënë kujdesin dhe mbështetjen e Tij atyre që kanë nevojë, në çdo lloj mënyre që Ai na e tregon, kjo periudhë Krishtlindjesh mund të jetë ashtu siç Ai do të donte të ishte. Sa më shumë ta ndjekim shembullin e Tij, aq më shumë do të pasurohen shpitërisht jetët tona. Nëse bëjmë ç’ka mundemi për t’u treguar të tjerëve dashurinë e Tij, Ai do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë planin që Ai ka lidhur me jetët tona.

Dhurata më e mirë që mund t’i bëni Atij për ditëlindje, është të ndani me njerëzit dashurinë e Tij. Është një dhuratë që mund ta bëni pavarësisht aftësive dhe mundësive që keni, kushteve financiare ku ndodheni apo çdo gjëje tjetër që bëni, dhe është një dhuratë qëvetëm ju mund t’ia jepni, sepse është një dhuratë që vjen nga zemra juaj dashamirëse.

Lutja që kam për Krishtlindje
Për këto Krishtlindje, dua të të jap Ty dhuratën e zemrës sime, Jezus. Të lutem eja Brenda dhe më mbush me dashurinë Tënde pa kushte që i reziston çdo kohe.


  1. Shih Gjoni 3:1-21.
  2. Shih Luka 7:37-38,48.
  3. Shih Gjoni 4:1-29.
  4. Shih Mateo 14:21.