Krishtlindja shijohet më së miri kur nuk përqendrohet në dekorime, dhurata apo festa, por në dhuratën Time të dashurisë për botën. Dashuria është Thelbi i Krishtlindjes. Krishtlindja festohet më së miri duke marrë kohë cilësore me familjen dhe miqtë tuaj dhe duke e pasuruar e festuar dashurinë që ndani me njëri-tjetrin. Për fat të keq, dashuria mund të humbasë mes aktiviteteve të ngjeshura të Krishtlindjes. Ndonjëherë ajo mbulohet nga dekorimet dhe dhuratat, pazare të pafundme, darka e Krishtlindjeve dhe ahengjet.

Krishtlindja është ditëlindja Ime, dita kur hyra në historinë njerëzore me dhuratën më të madhe që është dhuruar ndonjëherë. Mund të Më kushtoni pak kohë në ditëlindjen time? Mund të marrësh një minutë kohë për të Më dhënë zemrën Tënde dhe të më lësh të të them se sa të dua? Ishte dashuria për ju që Më solli në botën tuaj, të jetoja dhe të vdisja për ty. Dashuria ishte, dhe akoma është, thelbi i natyrës Sime. Vdekja ime në kryq ishte për shpëtimin e çdo personi që ka jetuar ndonjëherë ose do të jetojë ndonjëherë, por unë do ta kisha bërë atë edhe vetëm për ty. Ti ke kaq shumë rëndësi për Mua!

Për ditëlindjen time do të doja që të veçoje kohë për dashurinë. Shijo dekorimet festive, ushqimin e shijshëm dhe dhënien e dhuratave, por mos lejoni që ato t’i hedhin hije apo të të shpërqendrojnë nga gjëja më e mirë dhe më e rëndësishme, e vetmja gjë që do të zgjasë në përjetësi, Thelbi i Krishtlindjes — dashuria e përjetshme.