Nëse më ke gjetur Mua, ke zbuluar sekretin sesi ta jetosh jetën në maksimum. Jam shumë më tepër se një figurë historike që jetoi dhe vdiq para 2,000 vitesh. Sepse Unë u ringjalla prej të vdekurve dhe sot jam akoma më i gjallë dhe aktiv se atëherë kur ecja mbi tokë. Dhe duke qenë se Unë jetoj, edhe ju mund të përjetoni jetën dhe dashurinë siç duhet të përjetohen, këtu tani dhe përgjithmonë—pa kufij dhe përjetësisht. Nuk ka dhimbje që nuk mund ta shëroj, nuk ka trishtim që s’mund ta kthej në gëzim, nuk ka nevojë që s’mund ta plotësoj, nuk ka boshllëk që s’mund ta mbush.

Jam i gjallë në zemrën e kujtdo që më mirëpret. Jam aktiv dhe duke punuar. Gjithmonë duke përtërirë, duke plotësuar e duke e bërë gjithçka më të mirë e më të bukur, kurdo që më jepet rasti. Më lejoni të jetoj brenda jush!