Të bashkosh formuesen e jetës

Me sa mbaje mend, nuk më kanë pëlqyer kurrë formueset. Të shoh mijëra pjesë të vogla, të kaltra dhe thuajse identike të përhapura ngado nëpër një tavolinë druri mjafton për të më trullosur. S’merrja vesh as nga t’ia nisja.

Në të kundërt, vëllai im i pëlqen formueset. Për të, sa më e madhe dhe më e ndërlikuar formuesja, aq më mirë. Në fakt, kur ai ishte tre vjeç, fillonte menjëherë ndërtimin e formueses së tij me 30 pjesë duke i kthyer papritur të gjithë pjesët me fytyrë poshtë dhe fillonte ta formonte pa e parë fare foton. Për fat të keq, unë s’e trashëgova kurrë atë talent.

Ndonjëherë, ndiej sikur jeta ime është një formuese e madhe gjigante e paformuar, me pjesët e përhapura nga të gjitha drejtimet. Ka shumë pjesë, shumë probleme, shumë të panjohura dhe ndonjëherë, ndihem kaq i rraskapitur, teksa tentoj t’i bashkoj ato.

Një ditë, teksa shihja tim vëlla të mbaronte seksionin e fundit të formueses së tij me tre mijë pjesë, i kërkova të më këshillonte si t’i ndërtoja formueset. Ja tre hapat që më dha:

  1. Fillo me anët e formueses. Si tek formuesja, prioriteti i parë në jetët tona është marrëdhënia jonë me Zotin, e cila na siguron anët dhe një kornizë të fortë. Me strukturën tonë shpirtërore në vendin e vet, është më e thjesht të ndërtojmë formuesen e brendshme të jetëve tona.
  2. Kategorizojeni pjesën e mbetur të pjesëve sipas ngjyrës. Si tek formuesja, jetët tona janë të përbëra nga shumë kategori të ndryshme: puna, familja, karriera, shëndeti, financat etj. Marrja e kohës së nevojshme për të sistemuar kategoritë e jetës sonë na lejon të përqendrohemi në atë çka po përpiqemi të arrijmë në çdo fushë të jetës sonë dhe e bën më të thjeshtë të tejkalojmë sfidat, me të cilat përballemi.
  3. Fillo me një pjesë dhe vazhdo ta krahasosh me të tjerat derisa të gjesh atë që përputhet. Si tek formuesja, jetët tona konsistojnë në përpjekjet, dështimet dhe ripërpjekjet e vazhdueshme derisa pjesët fillojnë të përshtaten me njëra-tjetrën. Kjo pjesë kërkon durim dhe vendosmëri, por duke punuar çdo ditë fort dhe për shumë orë, do të fillojmë të shikojmë progres.

Kur arrijmë në fund të jetës sonë dhe shohim formuesen tonë të bukur të plotë, fillojmë të shijojmë panoramën e plotë dhe e kuptojmë më me qartësi si Zoti punoi në vendin tonë për të nxjerrë rregull dhe mirësi nga çdo situatë.