Me fillimin e sezonit të Krishtlindjeve, ka të ngjarë të na paraqiten mundësi të shumta për të folur me njerëzit se si foshnja në grazhd është një dhuratë që mund të ketë një rëndësi të madhe për ta, pikërisht tani, sot. Për shkak se Krishtlindja për shumë janë pak më shumë se një festë laike, e komercializuar, ka pak për të festuar për miliona njerëz në mbarë botën që përballen me varfërinë, padrejtësinë, kaosin, frikën dhe vuajtjen. Por ka shpresë; mund të ketë një transformim jetësor që habit, i cili mund të sjellë forcë dhe gëzim aty ku nuk kishte, dhe vullnet për të vazhduar në kohë të vështira, kur ky vullnet është pothuajse zhdukur.

Ndërsa bota bëhet më e errët, dhurata duket më e vlefshme dhe njerëzit që kërkojnë Dritën nuk do të mund ta humbasin atë. Mesazhi i krishterë i shpresës, se fuqia e Zotit mund të na mbajë dhe se dashuria e Tij mund të kapërcejë çdo gjë, bëhet më tërheqës dhe më i rëndësishëm çdo ditë, ndërsa ngjarjet ua heqin njerëzve ndjenjën e sigurisë, gëzimet e kësaj bote dhe madje në shumë raste, edhe nevojat e përditshme.

Këtë Krishtlindje, le të kumbojë në zemrën tuaj mesazhi i shpresës dhe të rrezatojë nga jeta juaj. Në çdo mundësi, le të shkëlqejë nga fytyra juaj. Le të shpallim mesazhin se Jezusi është shpresa jonë!

Përhapeni mesazhin këtë Krishtlindje se ka një përgjigje për ata që kërkojnë të vërtetën dhe kuptimin. Tregoni sesi Zoti na deshi aq shumë sa që mori një trup njerëzor në mënyrë që të mund të përjetonte jetën me të cilën përballemi të gjithë ne, të pambrojtur nga vështirësitë dhe trazirat e saj. Ai nuk zgjodhi rrugën e lehtë të jetës. Ai donte të përjetonte të plotë ekzistencën njerëzore: vështirësitë e mëdha, si dhe gëzimet.

Le t’i tregojmë njerëzve historinë pa lustra të Birit të Zotit, i cili u përball me sfida të pabesueshme dhe vdiq me një vdekje mizore në kryq, për të shpëtuar secilin prej nesh. Le t’u japim atyre shpresë në mes të telasheve duke ditur që Zoti i mishëruar, Jezusi, përjetoi në formën më të plotë mizorinë e njeriut ndaj njeriut. Ja pse Ai mund të jetë këtu, një shok i ngushtë që i kupton vërtet vështirësitë dhe frikërat me të cilat përballemi në jetë. Ai do të qëndrojë përkrah nesh, duke na mbështetur dhe motivuar të kalojmë gjithçka.

Këtë Krishtlindje, me shembullin dhe fjalët tona, le të tregojmë se shpresa ekziston dhe se jeta e bollshme është e mundur, nëpërmjet Jezusit.