Krishtlindja ime e parë ishte dhurata e dashurisë së Atit Tim për botën, por ishte gjithashtu dhurata e Tij për ty personalisht.

Për ata që e panë nga afër, ylli, kori i engjëjve, foshnja në grazhd ishte një përvojë shpirtërore e papritur dhe e paharrueshme. Për ata pak të bekuar që e njohën atë foshnjë si Mesinë e tyre, ishte një ëndërr e bërë realitet.

Për ta dhe për shumë miliona që nga ajo kohë që kanë besuar gjithashtu në Mua si Biri i Zotit, ajo ka qenë dera e jetës së përjetshme. Dhe sot është e njëjta gjë. Nëse e feston Krishtlindjen me shpirt dhe në të vërtetë, e njëjta mrekulli, i njëjti premtim dhe i njëjti gëzim i patregueshëm mund të jetë i yti.

Por Krishtlindja nuk mbaron me këtë dhuratë nga zemra e Atit Tim për tuajën. Është gjithashtu një dhuratë  shkëmbimi . Është një periudhë e veçantë për ty, teksa reflekton mbi dashurinë Time dhe rijeton mrekullinë e Krishtlindjes së parë dhe merr kohë të më adhurosh, falënderosh dhe lavdërosh për gjithçka që kam bërë për ty. Pra, nëse po vrisni mendjen çfarë dhurate të më jepni këtë Krishtlindje, le ta bëjmë këtë Krishtlindje të veçantë duke ndarë dhuratën më të mirë nga të gjitha, dashurinë.