Këtë vit, kemi parë një numër të pashembullt jetësh të kthyera përmbys nga kriza shëndetësore COVID-19 dhe shumë e shumë të tjera që janë akoma nën ndikim.

Ata që ishin në vijën e frontit duke luftuar heroikisht sëmundjen dhe duke vazhduar të ofrojnë shërbime u përballën me stres të paimagjinueshëm dhe u kemi një borxh të madh mirënjohjeje. Ndërkohë, ata që u dërguan në shtëpi për të punuar në distancë, zakonisht zbuluan se jetët e tyre nuk ishin më pak nën presion se më parë. Dhe sigurisht që ka qenë veçanërisht e vështirë për ata që i humbën të dashurit para kohe, ose vendet e punës dhe të ardhurat e tyre ndërsa ndërmarrjet u mbyllën dhe ekonomitë u lëkundën. Në fund, me shesh lojërash, parqe dëfrimi dhe plazhe të mbyllura, shumë fëmijë nuk arritën të shijonin pushimin e shkujdesur nga shkolla, që kishin shpresuar.

Teksa dielli fillon të perëndojë këtë vit, mund të fillojmë të bëjmë një përmbledhje të mënyrës se si e jetuam atë dhe nuk mendoj se dikush do ta kujtojë vitin 2020 si një lumë të gjatë e të qetë. Nuk ka qenë një vit i begatë për “suksesin” në kuptimin tradicional, por sigurisht që ka qenë një vit i shkëlqyeshëm për të mësuar mbi përballimin e vështirësive. Secili prej nesh në situatën dhe rrethanat e veta është dashur të merret me frikën e shëndetit, shqetësimet për familjet dhe të të dashurve tanë, ndërprerjen e studimeve, humbjen e punës, frikën financiare, vetminë dhe jo më pak të rëndësishme, mbylljen në shtëpi. Shpresojmë që ne mund të shohim pas në kohë dhe të shohim si u rritëm dhe u përmirësuam.

Jezusi e dinte se çfarë ishin kohërat stresuese. Ungjilli i Markut përshkruan një të Diel drejt fillimit të shërbesës së Jezusit, menjëherë pasi Ai u pagëzua nga Gjoni. Ai e fillon ditën duke mbajtur një predikim mëngjesi në sinagogën e Kapernaumit, të ndjekur nga dëbimi i një shpirti të papastër. Pastaj Ai hyn në shtëpinë e dishepullit të tij Pjetrit dhe “menjëherë” i tha Atij se vjehrra e tij qëndronte e sëmurë me ethe, kështu që Ai e shëron edhe atë. Më vonë atë mbrëmje, Ai shëron të gjithë në qytet që ishin të sëmurë ose vuanin nga diçka. 1 Dhe nga leximi i Ungjijve nuk merrni përshtypjen se kjo ditë nuk ishte normale për Jezusin.

Si ia dilte mbanë Ai? Sekreti bëhet i ditur në vargun e radhës: “Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.” 2 Ai mund të ishte fizikisht i rraskapitur, por kishte më shumë nevojë për përtëritjen shpirtërore sesa pushimin fizik.

Ky numër i Activated ofron ide praktike dhe këshilla për këdo që lufton me angazhimet dhe stresin, përfshirë një kryeartikull mbi menaxhimin e kohës. Por le të mos harrojmë aspektet shpirtërore të një jete të suksesshme, të ekuilibruar – kryesisht lutjen dhe marrëdhënien me Atin tonë.

Zoti ju ruajttë ju dhe të dashurit tuaj në hijen e krahëve të Tij dhe të vazhdojë të drejtojë jetën tuaj.

  1. Shih Marku 1:21–34.
  2. Marku 1:35 NLT