Luka, një student i ri që jetonte në një metropol industrial në bregun e Afrikës Perëndimore, pa i dëshpëruar nga dritarja e tij e plasaritur. Kishin kaluar më shumë se dy vite që kur ai kishte parë për herë të fundit prindërit e tij të moshuar që jetonin në një qytet të largët dhe ai shpresonte të arrinte atje për Krishtlindje.

Por problemi ishte gjithmonë i njëjti: paratë. Me rënien ekonomike, puna me kohë të pjesshme ishte gjithçka që ai mundi të gjente dhe të ardhurat e tij të pakta mezi i mjaftonin për ta mbajtur veten, e lëre më të paguante tarifat e shtrenjta të autobusëve që u rritën ndjeshëm gjatë sezonit të ngarkuar të festave.

E largoi shikimin nga dritarja dhe vuri kokën në duart e tij, ndërsa mendonte se çfarë mund të bënte.

Më vonë atë mbrëmje, ai pyeti një mik të mirë nëse mund ta ndihmonte me tarifën e transportit. Fatkeqësisht, shoku i tij ishte gjithashtu në një situatë të vështirë financiare dhe nuk kishte pothuajse fare kursime. “Por,” tha ai, “nëse je i bindur se Zoti dëshiron që ti të vizitosh prindërit e tu, Ai do të gjejë një rrugë. Bibla thotë se ‘me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme’.1 Të dy jemi ngushtë për para tani, por Zotit nuk i mungon kurrë asgjë. Unë e di se Ai mund të të çojë atje dhe ti mund ta provosh, duke u nisur nesër për rrugë.”

“Por unë nuk kam makinë,” u përgjigj Luka.

“Ke këmbë,” iu përgjigj shoku i tij.

“Të iki në këmbë? Nuk e bën dot në këmbë atë distancë!”

“E di, po ashtu edhe Zoti e di. Por në këtë pikë, ti ke dy zgjedhje: mund të zgjedhësh të rrish në shtëpi nesër dhe me shumë gjasa, asgjë nuk do tëndodhë, ose mund të zgjedhësh të nisësh udhëtimin tënd dhe të lutesh që të ndodhë diçka. Nëse del dhe përpiqesh, Zoti do të të gjejë një rrugëzgjidhje.”

Ditën tjetër, Luka niset në drejtim të qytezës së tij. Në çantën e tij të shpinës, ai mbante një grumbull të madh traktesh ungjilli dhe për orën në vazhdim, ai i shpërndante trakte kujdoje që haste, kalimtarëve, personave që bënin blerjet e Krishtlindjes, tregtarëve dhe lypsave të rrugës.

Kur arriti në një stacion të tejmbushur nga njerëzit, ai u shpërndau fletushka rreshtave plot me pasagjerë në ankth, duke pritur të hynin në autobusët e tejmbushur me njerëz dhe gjëra. Autobusët ishin aq plot, saqë ai e dinte që edhe po t’i kishte paratë e transportit, prapë nuk do të arrinte të gjente vend. Ndjenja mbytëse e zhgënjimit që e kishte pushtuar ditën e parë, por ai e largoi nga mendja dhe vazhdoi rrugën e tij.

Ai arriti në një kryqëzim të tejmbushur dhe ndërsa qëndronte buzë rrugës, duke pritur të kalonte, zhurma e një makine që po afrohej e nxori nga mendimet. Ai u kthye për të parë një forristradë të argjendtë që hapi krahun në bordurën pas tij.

“Mirëmëngjesi,” tha shoferi, duke parë nga dritarja e tij. “Të pashë më herët matanë rrugës në stacionin e autobusit, ndërsa po furnizoja me karburant makinën time. Nga çanta e shpinës që po mban, ma mori mendja se je nisur për rrugë, por nuk hipe në asnjë autobus. Kur të pashë tani, vendosa të ndaloja. Ku po shkon?”

Luka i tha dhe shtoi me zell se nuk kishte para të mjaftueshme për të paguar biletën e autobusit.

“Aty jeton edhe familja ime!” tha shoferi. “Në fakt, unë po shkoj atje tani për t’i takuar me rastin e festave. Je i mirëpritur të vish me mua.

Dhe kështu Luka i gëzuar pa masë gjeti transportin e tij. Teksa hipi në sediljen e pasagjerit, atij iu kujtua teksti i një kënge që kishte dëgjuar dikur:

E di që Zoti do të gjejë një rrugë për mua.
Nëse besoj dhe nuk dyshoj kurrë
Ai me siguri do t’i zgjidhë gjërat.
E di që Zoti do të gjejë një rrugë për mua.

Dhe kur dëgjova një pastor të tregonte këtë histori rreth udhëtimit të mrekullueshëm të Lukës për Krishtlindje, e dija se Zoti do të më hapte një rrugë edhe për mua kur të dilja me besim përgjatë shtegut të vullnetit të Tij.

  1. Luka 1:37