Kohët e fundit pata pak kohë për t’u çlodhur e qetë në vetmi, dhe vendosa ta kaloja ulur përpara skenës sonë të vogël të grazhdit. Ndeza disa qirinj dhe një llambë të vogël dhe po dëgjoja muzikë instrumentale të Krishtlindjeve në sfond.

Jam shumë e bekuar që mund ta festoj Jezusin në këtë mënyrë dhe ta falënderoj për dashurinë dhe sakrificën e Tij të pashpjegueshme, të pakuptueshme e të pakufishme për mua dhe për atë që ka sjellë në jetën time dhe të të tjerëve. Është gjithashtu një mundësi për t’u lutur për njerëzit e Zotit në të gjithë botën, shumë prej të cilëve festojnë në varfëri dhe uri.

Të varfrit mund të identifikohen me mënyrën se si lindi Jezusi në rrethana shumë të varfra. Ata shohin një Zot që i kupton ata, i cili edhe pse është Mbreti i universit, erdhi me mish njerëzor në botën e tyre të padrejtë, të mbushur me dhimbje sepse Ai na do dhe kujdeset për ne. Edhe ata që janë më me fat mund të identifikohen me të gjithashtu. Njerëzit e mençur u mirëpritën gjithashtu nga Krishti Fëmijë, pasi Zoti i hap krahët e tij për të gjithë ata që do të vijnë.

Kur marrim kohë të mendojmë çka hoqi dorë Jezusi për ne dhe të reflektojmë për atë që bëri, frika dhe mrekullia e saj zhyten thellë në zemrat tona dhe na trazojnë për ta falënderuar si Ai na fitoi zemrat, na rinoi dhe na gjallëroi.

Të gjithë, të përfshirë në atë Krishtlindje të parë u sollën në anën e Zotit tonë përmes shenjave të mbinatyrshme të orkestruara nga qielli. Edhe pse njerëzit e mençur ka të ngjarë të mos ishin aty në të njëjtën kohë me barinjtë, përfshirja e tyre në skenën e grazhdit është një simbolikë e bukur e të gjithëve, e pasur dhe e varfër, duke bërë homazhe te Mbreti i universit.

Kjo foshnjë, të cilën njerëzit në atë kohë do ta kishin njohur thjesht si djali i parëlindur i Marisë, ishte në fakt Zoti i mishëruar, ishte dje, është sot dhe do të jetë përgjithmonë. Ai erdhi në tokë për të qenë një forcë për të varfrit, një ndihmë për nevojtarët dhe të pikëlluarit, si dhe një strehë nga stuhia. Në mes të kaq shumë trazirave, Ai erdhi për të sjellë paqe. Në mes të kaq shumë dhimbjeje, Ai erdhi të sjellë shërim. Në mes të kaq shumë dëshpërimi, Ai erdhi të sjellë shpresë. Ai është Miku ynë më i mirë, Shpëtimtari ynë dhe Modeli ynë, Mësuesi dhe Çliruesi ynë, Streha jonë dhe Zoti ynë.