Dua që ju të mbusheni me gëzimin Tim, që do të jetë forca juaj. Dua që ju të pushoni në dashurinë Time dhe të jeni në paqe.

Ndonjëherë pritshmëritë tuaja janë joreale dhe ju bëjnë ta mbingarkoni veten, dhe pastaj përfundoni duke ndjerë se keni dështuar ose nuk ia keni dalë mbanë. Dua t’jua fshij të gjitha ato ndjenja negative. Dua t’ju zhduk frikën dhe shqetësimet dhe t’ju jap paqe. Çdo gjë është në rregull.

Siç thotë shkrimi i shenjtë, “Gëzimi i Zotit është forca juaj!” Mund të kapeni fort pas atij premtimi. Kjo mund të jetë motoja juaj që nga sot e tutje, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballeni. Frika dhe shqetësimi të dobësojnë dhe zvogëlojnë lumturinë tuaj personale. Andaj, relaksohuni. Besomëni.

Le të jetë gëzimi Im forca juaj. Gëzohuni në fitoret tuaja. Gjeni gëzim në sfidat. Gjeni gëzim në bekimet. Gjeni gëzim në triumfet. Gjeni gëzim në ndryshimet. Gëzohuni, gëzohuni, gëzohuni! Mos e mbani mendjen në ato çka në dukje, janë humbje. Të Më njohësh Mua është një përvojë e gëzueshme! E di që nuk është gjithmonë e lehtë dhe ka shumë sprova, dhimbje dhe vuajtje gjatë rrugës, por gjithmonë mund të kesh gëzimin e Shpirtit Tim në zemrën tënde.