Kur isha në tokë, u thashë dishepujve të Mi se po shkoja të bëja gati një vend ku ne të ishim bashkë përgjithmonë. 1 Ky vend është për të gjithë ju që më keni ftuar në zemrat dhe jetët tuaja, dhe dua që ai të jetë vendi më i mrekullueshëm që ka ekzistuar ndonjëherë, i përkryer nga çdo drejtim. Kam krijuar gjithashtu vendbanime të bukura ku mund të jetoni, të ndiheni mirë dhe të shijoni bukuritë e shtëpive tuaja hyjnore.

Nëse më keni pranuar Mua si Shpëtimtarin tuaj, kjo ju bën një nga miqtë e Mi të veçantë, dhe për ju kam një vend të tillë të veçantë. Kam rezervuar një vend në Parajsë vetëm për ju, një vend ku lotët dhe dhimbja do të zhduken, mjerimi do të harrohet dhe ku ju do të jeni të lumtur. 2 Kjo është ajo që ju pret pasi jeta juaj në tokë të marrë fund. Pres me padurim t’ju tregoj atë që kam përgatitur për ju dhe të shijoj reagimin tuaj kur ta shihni.

Mund të mendoni se nuk i meritoni të gjitha këto gjëra. Por Unë ju dua më shumë nga sa mund të mendoni apo të kuptoni, dhe këto janë dhuratat që Unë kam për ju. Kur bën një dhuratë, nuk e bën nisur nga ajo që dikush mund të bëjë për ty apo sepse ai e meriton; por sepse e do. Këtë ndjenjë kam unë për ju…..ju dua!

  1. Shih Gjoni 14:2-3.
  2. Shih Zbulesa 21-22